Su Redford është nënë e 21 fëmijëve

0

Familja më e madhe në Britani do të zgjerohet edhe më shumë, pasi nëna e 21 fëmijëve, Su Redford, do të bëhet përsëri nënë dhe gjyshe.

Në faqen e familjes në “Facebook” ata shkruajnë:

“Çfarë viti emocionues do të jetë me lindjen e fëmijës sonë në 6 javë dhe nipit në shtator. Urime Milli! Do të jesh një mama e shkëlqyer”.

Milli ka lindur në vitin 2001 dhe bën 19 vjeçe në gusht, shkruan Mirror përcjellë Klan Kosova.

Su, ngeli shtatzënë për të parën herë në moshën 13-vjeçare.

Ajo tashmë ka 21 fëmijë.

Çifti shpenzon 30 mijë paundë në vit për fëmijët e tyre.

Familja ka vuajtur dhe një tragjedi, pasi në vitin 2014, fëmija i tyre Afli, vdiq pak pas lindjes.