Suarez “shpërfill” Ronaldon: Në këtë pikë nuk e njoh pasi ne po …

0

Uruguaj kundër Portugalisë dhe Luis Suarez përballë Cristiano Ronaldos. Sfida e mbrëmjes së sotme është mjaft emocionuese dhe përveçse përballja mes dy kulturave të ndryshme të futbollit, ky 90 minutësh vendos dhe yllin e Barcelonës e Real Madrid, Suarez dhe Ronaldon. Por për sulmuesin e katalanasve, kjo nuk është një sfidë aspak me yllin portugez dhe se “El Clasico” mes tyre do lihet mënjanë.
“Kur bëhet fjalë për rivalitetin me Ronaldon në nivel klubi, kjo është një gjë e ndryshme. Kjo është një Kupë Bote dhe natyrisht që ne të gjithë jemi duke punuar për ekipet tona kombëtare, dhe ky është aspekti thelbësor dhe të gjithë do të përpiqen dhe do të japin më të mirën e tyre që të mbizotërojnë”.-përfundoi Suarez në konferencën për shtyp përpara kësaj përballjeje.

Sfida mes Uruguajt dhe Portugalisë është programuar të luhet në orën 20:00. Fituesi i këtij çifti do të ndeshet me Francën në raundin e 1/4-ave të Kupës së Botës.