Subvencionet për energji elektrike për familjet në nevojë në RMV, janë përpunuar 745 aplikime – pagesat priten në qershor

Picture of INA
INA

02/05/2025

Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale po finalizon verifikimet administrative të aplikimeve të marra pas njoftimit publik për mbështetje financiare për energjinë elektrike të konsumuar për kategoritë vulnerabël të familjeve në vitin 2025.

Deri më tani, janë pranuar dhe shqyrtuar fillimisht gjithsej 745 aplikime nga të dy kategoritë e përdoruesve:

Për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuara, u morën 488 aplikime, nga të cilat 344 dorëzuan dokumentacionin e nevojshëm dhe 144 u refuzuan për arsye të ndryshme.
Për familjet kujdestare, u morën 257 aplikime, nga të cilat 110 kishin dokumentacion të rregullt dhe 102 u refuzuan.
“Komisioni që e zbaton procedurën është tashmë në fazën përfundimtare të shqyrtimit të aplikacioneve të mbetura, pas së cilës do të kryhet një kontroll shtesë i të dhënave me DAP-in, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe EVN Houm. Presim që listat përfundimtare për të dy kategoritë e amvisërive të publikohen në qershor 2025, pas së cilës do të fillojë pagesa e subvencioneve”, thuhet në kumtesën.

Sipas Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm të energjisë për vitin 2025, çdo amvisëri që i plotëson kriteret do të marrë një subvencion prej 1.000 denarësh në muaj për të mbuluar një pjesë të kostove të energjisë elektrike, për një periudhë prej 12 muajsh.

Kjo mbështetje financiare, siç theksohet, është pjesë e angazhimit të Ministrisë për ndihmë sistematike dhe të barabartë për familjet e cënueshme, me masa të synuara qartë që ulin drejtpërdrejt kostot e energjisë të kategorive më të rrezikuara të qytetarëve.

TË FUNDIT

Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, renditet e 8-ta, Austria fituese

Gjestit po i mungon Egli Tako

VIDEO/Gjesti akoma në lidhje me Eglin, me këtë këngë e përshëndet

31 të rinj nisin kursin e gjuhës shqipe në Sanxhak, Nuraj jep lajmin

Shkëndija, kampione për herë të pestë – Tetova në festë

Mexhiti: Angazhimi politik pa ideal është oportunizëm…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË