Tashmë është dëshmuar se një numër i konsiderueshëm i shqiptarëve në botë po depërtojnë në shumë fusha të ndryshme, duke treguar suksese të mëdha, shkruan albinfo.ch.
Duke qenë se me punë e angazhim individual çdokund në botë mund të dalin sportistë a sportiste, studiues a studiuese, artistë a artiste, e madje edhe shkencëtarë a shkencëtare kulminante, kohët e fundit këtë primat e kanë marrë edhe vajzat shqiptare nëpër botë.
Kësaj radhe bëhet fjalë për Elena Sadikun, e cila së fundmi është emëruar si trajnerja më e re ndonjëherë në Champions League për të dyja kategoritë, femra dhe meshkuj, në Celtic të Skocisë.
Më shumë lexo tek albinfo.ch.