Sugareski: Po bisedohet për hapjen e aeroporteve në Maqedoni

0

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski deklaroi dje se ende është herët të sillet vendim për hapjen e aeroporteve në Maqedoninë e Veriut.

“Po bisedohet në këtë temë, por ende është herët të sillet vendim”, ka thënë Sugareski, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve gjatë vizitës në rajonin e Pellagonisë.

Sugareski përsëriti se TAV, koncesioneri i aeroporteve në Shkup dhe në Ohër, informuan se nga momenti kur do të sillet vendim për hapjen e aeroporteve për t’i vendosur në funksion do t’u duhen shtatë ditë.

Me vendim të Qeverisë, si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, nga 15 marsi në mesnatë është mbyllur aeroporti “Shën Pali” në Ohër, ndërsa nga 18 marsi në mesnatë edhe Aeroporti ndërkombëtar Shkup.