Sulejmani: Mbeturinat në Kodrën e Diellit nuk i ka hedhur komuna, por kompania e angazhuar nga komuna (Video)

INA
INA

18/10/2023

Komuna e Tetovës nuk i ka hedhur mbeturinat ndërtimore në Kodrën e Diellit, por kompania e angazhuar për rikonstruimin e rrugës te lagja e vikend shtëpizave, Inspektorati Komunal e ka urdhëruar kompaninë që të largojë materialin e deponuar në mënyrë të paligjshme. Kështu kanë reaguar sot nga Komuna e Tetovës në lidhje me paraqitjen para mediave nga Parku Kombëtar “Mali Sharr” të cilët përmes një video materiali prezantuan para opinionit se kishin kapur një kamion i cili hidhte në natyrë mbeturinat nga rikonstruimi i rrugës së vikend shtëpizave në Kodrën e Diellit. Këtë reagim, Komuna e Tetovës e quan rast politik, shkruan Portalb.mk.

Udhëheqësi i Inspektoratit Komunal të Tetovës, Sedat Sulejmani theksoi se pas dokumentimit të rastit, Inspektorati Komunal ka urdhëruar kompaninë që merret me rikonstruimin e rrugës së vikend-shtëpizave, që sa më shpejtë të largojë materialin e depunuar në mënyrë të paligjshme në vendet e papërshtatshme.

“Rasti që ka ndodhur dje është inspektuar nga inspektorati komunal dhe është vendosur që kompania që i ka hedhur mbeturinat këtu me një urgjencë të shpejtë që t’i largojë mbeturinat. Në këtë rast nuk mund të thoni se komuna i ka hedhur mbeturinat kur komuna ka angazhuar kompani për të asfaltuar rrugën te lagja e vikend shtëpizave, ajo kompani arsyetohet se përkohësisht i ka vendosur këto mbeturina që më pas t’i bartë në vendin që duhet”, tha Sulejmani i cili shtoi se kompanisë i kanë dhënë afat dy javë që t’i largojë mbetjet.

Ai theksoi se në kontratë është që kompania t’i bartë mbeturinat në deponinë Rusino, ndërkaq edhe pse i pyetur nëse ndaj kompanisë është marrë ndonjë gjobë financiare, Sulejmani tha se e njëjta është urdhëruar vetëm t’i largojë mbetjet nga ku i ka hedhur.

Në lidhje me deklaratat e drejtorit të Parkut Nacional “Mali Sharr”, Sulejmani theksoi se reagimi i tij ishte kryekëput politik dhe duke e kritikuar atë për dëmtim të Malit Sharr.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Naim Murseli Liridon

“Tentativa të tjera për të vrarë Liridonën”- Lala befason me deklaratën: Ja pse nuk i besoj babait të Naimit!

bdi

Kryesia qendrore ia delegon kompetencat, Ali Ahmeti do të vendos për koalicionet parazgjedhore

Arbnor-Maliqi-LD-1130x635-1

LD: Mos nënçmohen studentët

Naim Murseli foto me Behgjet Pacollin

“Prokuroria do hetojë lidhjet e tij me Pacollin”, eksperti: Divorci dhe transaksionet, çfarë fsheh Naim Murseli

LEN lidhja evropiane per ndryshim

LEN kërkon nga pushteti përgjigje: A është i përfshirë Lupço Palevski edhe në organizimin e rastit të montuar “Monstra”?!

besa

Lulzime Ameti: Vendbanimet shqiptare pa autostrada, Qeveria prioritet kazinot

kufi-bllace

Vikendi i zgjatur, shkakton kolona kilometërshe në kufirin e “Bllacës”

Talat Xhaferi

Xhaferi: Festat kombëtare na tregojnë se duhet të ruhet trashigimia shpirtërore

Carshia-e-Shkupit

Maqedoni/Hoxhallarët para politikanëve, besim i ulët në institucionet e shtetit

INFO

NA NDIQ