Sulejmani: Shqyrtojmë të gjitha kërkesat e personave të paregjistruar, zgjodhëm problemin shumëvjeçar

INA
INA

19/12/2023

Sot, me rastin e ndarjes së certifikatave për personat të cilët deri më tani nuk kanë qenë të evidentuar në librin e amzës, drejtori i Drejtorisë për Udhëheqjen me Librat Amzë, Emir Sulejmani ka theksuar se në një afat prej 6 muaj kanë zgjedhur problemin shumëvjeçar.

“Menjëherë pas marrjes së detyrës së Drejtorit, unë dhe ekipi im u përballëm me një sfidë të madhe, pra zgjidhjen e një problemi shumëvjeçar me të cilin ballafaqohej një grup i caktuar i bashkëqytetarëve tanë, të cilët deri në miratimin e ndryshimeve ligjore ishin persona të padukshëm për sistemin e në vendin tonë, personat që nuk kishin sigurime shëndetësore apo shoqërore, nuk kishin të drejtë për arsimim të barabartë si dhe shumë gjëra të tjera elementare.

Duke pasur parasysh se ndryshimet dhe plotësimet ligjore u miratuan në qershor të vitit 2023, me dispozita kalimtare dhe përfundimtare, të vlefshme deri më 31.12.2023, ishte vërtet një sfidë e madhe për mua dhe ekipin tim që ta zgjidhim këtë problem shumëvjeçar për rreth 6 muaj”, theksoi Sulejmani.

Drejtoria për Udhëheqjen me Librat Amzë siç bëhet e ditur deri tani ka trajtuar gjithsej 526 lëndë në tërë territorin e vendit, prej të cilave 409 janë zgjidhur pozitivisht dhe u janë lëshuar certifikata të lindjes. 117 lëndët e mbetura janë në procesim dhe do të përfundojnë deri në fund të vitit. Në këtë proces kanë qenë të involvuar edhe UNHCR dhe OSBE, ndërsa deri në fund të vitit të gjitha kërkesat do të marrin përgjigje dhe vendime përkatëse. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zgjedhje maqedoni

17 milionë euro për zgjedhjet

kshz-2-800x445

Nga e premtja fillon afati për mbledhjen e nënshkrimeve për kandidatët presidencialë dhe deputetë

Afrim Gashi

Gashi: Është momenti që ta përmbyllim një cikël të errët të jetës tonë, dhe t’i japim mundësi shpresës, suksesit!

Taravari

Taravari: Edhe sondazhi i Debat Plus shpalli fitues opozitën shqiptare VLEN, ndryshimi ka nis!

Qeveria talat xhaferi

Nga mbledhja e gjashtë e Qeverisë, ja vendimet

talat xhaferi fondacioni albiz

Xhaferi: Investimi te të rinjtë është investim i së ardhmes

sondazhi vlen bdi debat plus

Sondazhi i Debat Plus: Ja kush do t’i fitojë zgjedhjet tek shqiptarët në Maqedoni?

Taravari

Taravari: Ka gjasa që në raundin e dytë për president të shkojë një kandidat shqiptar

kuvendi parlamenti

Ligji i mediave kalon filtrin në komisionin parlamentar për çështje evropiane

INFO

NA NDIQ