Sulejmani vizitë në Katar: Mundësi të reja për investime dhe projekte të përbashkëta

Picture of Ina Online
Ina Online

16/02/2025

Deputeti nga koalicioni VLEN, Salim Sulejmani në cilësinë e kryetarit të Grupit Parlamentar për Bashkëpunim me Lindjen e Mesme dhe Botën Arabe po qëndron për vizitë në Katar bashkë me deputetin Adnan Azizi dhe ministrin e Ekonomisë, Besar Durmishi.

Ja njoftimi i tij për vizitën:

Katari është një shtet i vogël, por me një ndikim tepër të madh, i njohur për bukurinë e tij natyrore, zhvillimin ekonomik dhe qëndrimin e tij aktiv në skenën ndërkombëtare.

Gjatë vizitës sonë në Katar, na priti Ambasadori i Katarit në Maqedoninë e Veriut ,Dr. Xhasim bin Hamid Al Thani i cili na ofroi një mikpritje të ngrohtë dhe na dha mundësinë të diskutojmë mundësi bashkëpunimi mes dy shteteve.

Po ashtu, patëm nderin të takoheshim edhe me Ministrin e Punës të Katarit, Dr Ali bin Saeed bin Sumaikh Al Marri Ky takim ishte jashtëzakonisht frytdhënës dhe na dha shpresë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Ata shprehën gatishmërinë e Katarit për të mbështetur zhvillimin dhe avancimin e lidhjeve ekonomike, duke hapur mundësi të reja për investime dhe projekte të përbashkëta.

Shpresojmë që një ditë të kemi mundësinë të mirëpresim miqtë tanë të Katarit dhe se ata do të vizitojnë vendin tonë. Po ashtu, shpresojmë që do të investojnë në ekonominë tonë, pasi investimet e jashtme janë shumë të nevojshme për zhvillimin e qëndrueshëm të vendit tonë. Ne besojmë se një partneritet i tillë mund të sjellë përfitime të ndërsjella dhe të kontribojë në forcimin e lidhjeve tona ekonomike dhe kulturore”, ka shkruar deputeti Sulejmani.(INA)

TË FUNDIT

Prokuroria kërkon 30 ditë paraburgim për Kreshnik Bekteshi dhe dy ish-zyrtarë tjerë të Ministrisë së Ekonomisë

Xheneta i publikoi përgjimet telefonike pa autorizim, Driloni ndërmerr hapa ligjorë

Gola, emocione dhe spektakël: Kosova fiton duelin e parë ndaj Islandës në play-off të Ligës së Kombeve

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por…

Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

60-vjeçari nga Kumanova ka humbur jetën nga shpërthimi i një bombole gazi

ME TE LEXUARA

1

Sylvinho para duelit me Anglinë: Do të jetë një ndeshje e vështirë, por...
1
Kroacia befason Francën, Spanja i shpëton humbjes ndaj Holandës

LEXO MË SHUMË