“Sulltan Baba” nga Haraçina nuk merr rrugën e gurbetit, vendos të zhvillojë biznesin e bujqësisë… (FOTO)

0

Një djalë i ri nga Haraçina, apo siç njihet nga opinionin e Haraçinës si “Sulltan Baba” ka vendosur që të mos e lëshojë vendlindjen, ndryshe nga shumica e bashkëmoshatarëve të tij të cilët përpos sektorit shtetëror nuk shohin zgjidhje tjetër për punësim!

“Sulltan Baba” nga Haraçina ka 100 hektar tokë në fshatin Miravci të Gjevgjelisë, këtë vit ka mbjellur rreth 50 hektar patate 15 hektar shalqin 15 hektar lakër dhe 5 mijë metër sera!

Ai gjithashtu ka kontratë për patatetet me firmen e madhe nga Kosova “Vipa Cips Pestov” njashtu edhe kontratë me firmën nga Maqedonia “Agrar Kompani” për furnizimin e shteteve tjera me lakër dhe shalqin. Ndërsa nga serat aktualisht prodhohen luleshtrydhat, domatet dhe specat!

Ai gjithashtu Për Pa Censurë tregoi se nuk kursen që të shpreh mirënjohje për ministrinë e Buqësisë. Ai gjithashtu tregon se në planet e tij të afërta është hapja e një fabirke për prodhimin e çipsive ku mendohet që prodhimi i tyre të bëhet në vendin e lindjes në Haraçinë, me qëllimin e vetëm që të punësojë sa më shumë bashkeqytetarë të tij./Pa Censurë