Sulltanesha Safije: Nuk po gjej dot burrë, të paktën po bëhem dëshmitare…! (FOTO)

0

Hulya Avsar, aktorja turke për publikun shqiptar është e njohur në rolin e sulltaneshës Safije, në serialin ‘Sulltanesha Kosem’.

Në intervistat e dhëna për mediat turke, ajo shpesh ankohet se nuk mundet të gjej një mashkull që i plotëson kërkesat e saj, jo më kot është martuar dy herë dhe është ndarë.

54-vjecarja është bërë dëshmitare në dasmën e miqve të saj. Sipas “Haber Turk”, Hulya ju ka thënë gazetarëve:

“Meqenëse nuk po martohem vetë,  po bëhem dëshmitare në dasmat e të tjerëve”, e gjitha kjo në shaka e sipër. Batutat nuk kanë munguar as gjatë ceremonisë së dasmës kur ajo ka qenë e pranishme.