Sulm kibernetik brenda ministrisë së Grubit, rasti paraqitet në polici!

0

Ueb faqja zyrtare e Ministrisë për sistem politik është sulmuar, kurse ajo që tani është në funksion është e përkohshme, thotë për Plusinfo zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, pasi që mbrëmë një pjesë e mediumeve, por edhe politikanëve ashpër reaguan për shkak se ueb faqja e ministrisë që e udhëheq Grubi është vetëm në gjuhën shqipe.

Nga MPB konfirmojnë se Grubi para tre ditëve e ka paraqitur sulmin kibernetik dhe se janë duke u kryer hetime, por për momentin nuk japin detaje tjera.

“Ueb faqja e Ministrisë për sistem politike dhe marrëdhënie mes komuniteteve ishte subjekt i sabotimit të brendshëm dhe të jashtëm dhe e rrëzuan qëllimisht me gjithë e mailet dhe gjitha gjërat tjera. Ajo që tani është në funksion është e përkohshme deri sa të mos bëhet e re. Ndryshe ueb faqja ishte në të gjitha gjuhët dhe tani jemi duke e ngritur nga zeroja. E kam paraqitur në MPB dhe është duke u zhvilluar hetim”, deklaroi Grubi.

Jozyrtarisht marrim vesh se në Kabinetin e Grubit dyshojnë që sulmi kibernetik është kryer nga të punësuarit brenda ministrisë me të cilën udhëheq ai, por edhe nga kontraktorë të jashtëm.

Nga Ministria e punëve të brendshme konfirmojnë se Grubi e ka paraqitur sulmin para tre ditëve.

“Deri te Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale më 23.11. 2020 përmes e mail adresës zyrtare nga sektori për krim kompjuterik ka arritur denoncim nga Ministria për sistem politik dhe marrëdhënie mes komuniteteve dhe po ndërmerren masa dhe aktivitete adekuate”, thonë nga MPB./Lajm.org