Sulm ndaj një baze ushtarake në SHBA, vriten 2 ushtarë

0

Të paktën dy ushtarë kanë vdekur si pasojë e një sulmi ndaj bazës ushtarake në Dakotan Veriore të SHBA-së.

Në njoftimin e bërë nga baza e forcave ajrore “Grand Forks”, thuhet se në orët e mëngjesit me kohën lokale është hapur zjarr ndaj Bazës së Forcave Ajrore, si pasojë e së cilës kanë humbur jetën dy ushtarë.

Pas sulmit, sipas njoftimit, gjendja në bazë është marrë nën kontroll, ndërsa është siguruar siguria e personelit dhe se vazhdon hetimi.

Më tej në njoftim bëhet e ditur se emrat e ushtarëve të ndjerë do të njoftohen pas 24 orëve për arsye se vazhdon hetimi, ndërkaq nuk u dhanë detaje rreth asaj se prej ku është bërë sulmi dhe nëse është kapur sulmuesi.

Sipas ueb faqes së bazës së forcave ajrore “Grand Forks”, baza është qendër e dronëve RQ-4 Global Hawk, të cilët sigurojnë inteligjencë në çdo kushte.