Sulm në një shkollë në Suedi, vriten dy gra

Picture of designer@fetishimedia.ch

22/03/2022

Dy gra kanë vdekur pasi kanë qenë “subjekte të dhunës” në një shkollë në qytetin suedez, Malmo, ka thënë Policia.

Një nxënës 18-vjeçar është arrestuar nën dyshimet për vrasje.

Mediat lokale kanë raportuar se nxënësi ka qenë i armatosur me thikë dhe sëpatë, ndonëse Policia ende nuk ka bërë të ditura hollësitë.

Dy gratë, të punësuara në Shkollën Latine të Malmos, janë dërguar në spital, mirëpo kanë vdekur nga plagët e marra.

Rreth 50 persona, nxënës dhe mësues, kanë qenë në ndërtesë kur ka ndodhur sulmi.

“E them me dhimbje të madhe se kemi humbur jetët e dy personave në këtë ngjarje të tmerrshme dhe mendimet tona janë me familjarët dhe miqtë e tyre”, ka thënë shefja policore e Malmos, Petra Stenkula.

Sulmuesi i dyshuar besohet se ka telefonuar ekipet e emergjencës dhe e ka pranuar se ka vrarë dy gra, sipas mediave suedeze.

Policia ka evakuuar shkollën dhe ka bërë kërkime në të, mirëpo nuk ka pasur shenja për pjesëmarrjes tjerë në këtë rast.

TË FUNDIT

ANATOMIA E NJË DEBATI POLITIK

Fetai: Nga 50 zyrtarë të ASH-së në Qeveri, vetëm 3 kanë dhënë dorëheqje, Taravari po tenton kthimin e BDI-së në pushtet

Universiteti i Harvardit njeh ajetin kuranor si një nga shprehjet më të mëdha të drejtësisë në histori

Bexheti: Fronti Europian është i unifikuar, nuk do të dalë asnjë deputet

Sejdiu: ASH nuk është larguar nga VLEN-i, por vetëm Taravari

Fetai dhe Aziri takojnë euroambasadorin Rokas

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË