Sulme intensive në Bakhmut, Ukraina: Nuk do të dorëzohemi

Iliria News Agency
Iliria News Agency

1 Mars, 2023

Ushtria e Kremlinit ka intensifikuar sulmet në qytetin e Bakhmut, duke shkaktuar dëme të mëdha, por pa arritur të marrë qytetin ndërkohë sulme me dronë kamikazë janë kryer edhe në Luhansk.

Sirenat e alarmit ajror janë dëgjuar edhe në Kiev. Forcat ruse kryen sulme të pamëshirshme në ditën e parë të Marsit në qytetin e vogël lindor të Ukrainës, Bakhmut, në përpjekje për ta rrethuar atë.

Ata shkatërruan dhe dogjën ndërtesat, duke e shndërruar qytetin në vend të braktisur. Megjthatë, banorët, të cilët janë përafërsisht 70 mijë në këtë zonë, nuk heqin dorë nga shtëpitë e tyre

“Është e frikshme. Unë mezi i lëviz këmbët kur dal jashtë. Por për sa kohë që shtëpia ime është e paprekur dhe nuk jam lënduar, do të qëndroj këtu”. Ne nuk do të heqim dorë nga Bakhmuti. Ne do ta mbajmë atë deri në fund.

Agjencia e lajmeve Reuters shkruan se forcat ruse po bëjnë presion të madh nga veriu dhe jugu për të mbyllur edhe rrugën e vetme të mbetur, pas mbylljes së 3 të tjerave, megjithatë ky objekiv i tyre nuk u arrit.

Presidenti Volodymyr Zelensky, në një fjalim video të martën vonë tha se beteja për Bakhmut ishte më e vështira, porse mbrojtja e tij ishte thelbësore.

Më tej ai konifrmoi se intensiteti i luftimeve është në rritje.

Zona përreth Bakhmutit ka parë luftimet më të përgjakshme të kësaj beteje, pasi rsuër drejtoheshin nga Ëagner, dhe në front dërguan mijëra të dënuar të marrë nga burgjet. Mediat ukrainase, raportojnë për sulme edhe në zona të tjera të vendit.

Në rajonin e Luhanskut, numri i sulmeve me dronë kamikaze Lancet është rritur, sipas kreu të Administratës Rajonale Serhiy Gaidai. Ndërkaq, alarme për sulme ajrore ka pasur edhe në kryeqytetin e vendit në Kiev.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dollar

Sekuestrohen 1 miliard dollarë fallso në Turqi, zbulohet destinacioni i tyre

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Ngrihet aktakuzë ndaj Trumpit: Mori dosjet e programit bërthamor, i ruajti në banjë

F619FD7F-187D-4446-9EDD-7BDAC06F8167

Aksident hekurudhor në Turqi, mbi 20 të plagosur

ukraina-1

Vazhdojnë sulmet ukrainase në rajonin jugor të Zaporizhjas

pentagon

Pentagoni: Njoftimet e mediave për stacionin e spiunazhit të Kinës në Kubë, ‘jo të sakta’

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Ish presidenti amerikan, Donald Trump paditet lidhur me rastin e dokumenteve të klasifikuara

GRURI

​Miliona tonë të korra të humbura pas shpërthimit të digës së Kakhovkas në Ukrainë

azil

Arrihet ujdia në BE për azilkërkuesit

zelensky-1

Zelensky viziton rajonin e Khersonit pas goditjes nga përmbytjet

INFO

NA NDIQ