Sulme kundër rebelëve Huthi, Bajden: Nuk tolerojmë sulmet në Detin e Kuq

INA
INA

12/01/2024

Forcat amerikane dhe britanike kanë kryer sulme ajrore dhe detare ndaj objektivave ushtarake të grupit rebel Huthi në Jemen si përgjigje ndaj sulmeve të tyre kundër anijeve tregtare amerikane dhe ndërkombëtare në Detin e Kuq, tha Komanda Qendrore e SHBA-së. Sulmet u kryen me mbështetjen e Australisë, Kanadasë, Holandës dhe Bahreinit. Presidenti amerikan, Xho Bajden tha se sulmet kishin për qëllim të demonstronin se SHBA-ja dhe aleatët e saj “nuk do të tolerojnë” sulmet e pandërprera të grupit militant në Detin e Kuq.

“Në drejtimin tim, forcat ushtarake të SHBA-së – së bashku me Mbretërinë e Bashkuar dhe me mbështetjen e Australisë, Bahreinit, Kanadasë dhe Holandës – kryen me sukses sulme kundër një numri objektivash në Jemen të përdorura nga rebelët Huthi për të rrezikuar lirinë e lundrimi në një nga rrugët ujore më vitale në botë. Këto sulme janë në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj sulmeve të paprecedentë të grupit Huthi kundër anijeve detare ndërkombëtare në Detin e Kuq – duke përfshirë përdorimin e raketave balistike kundër anijeve për herë të parë në histori”, ka theksuar Bajden.

Shtëpia e Bardhë tha se më shumë se 2.000 anije ishin detyruar të bënin devijime prej mijëra kilometrash për të shmangur Detin e Kuq për shkak të akteve të rebelëve Huthi që prekën më shumë se 50 vende. Gjithashtu tha se ekuipazhet nga më shumë se 20 vende ose u morën peng ose u kërcënuan nga grabitësit Huthi. Zëdhënësi i rebelëve Houthi, Yahya Sare tha se 73 sulme goditën pesë rajone të Jemenit nën kontrollin e tyre, duke vrarë pesë persona dhe plagosur gjashtë të tjerë. Ai nuk dha detaje se kush mbeti i vdekur.

“Armiku amerikan dhe britanik bartin përgjegjësinë e plotë për agresionin e tyre ndaj popullit tonë jemenas, i cili nuk do të kalojë pa një dënim. Forcat e armatosura të Jemenit nuk do të ngurrojnë të vënë në shënjestër burimet e kërcënimit së bashku me të gjitha objektivat në tokë dhe në det në mbrojtje të Jemenit, sovranitetit dhe pavarësisë së tij”, tha Yahya Saree, zëdhënës i rebelëve Houthi.

Rebelët kanë thënë se synimi i tyre i lundrimit në Detin e Kuq ka për qëllim të tregojë mbështetjen e grupit për palestinezët dhe Hamasin. Rusia dhe Irani, mbështetësi kryesor të rebelëve Huthi, i dënuan menjëherë sulmet duke thënë se ato do të sillnin turbulenca të mëtejshme në Lindjen e Mesme. Huthit e Jemenit, të lidhur me Iranin, po luajnë një rol përshkallëzues në konfliktin në Lindjen e Mesme, duke sulmuar anijet në Detin e Kuq, duke gjuajtur raketa e duke kryer sulme me dronë ndaj Izraelit, në një fushatë që ata thonë se synon të mbështesë palestinezët në luftën në Gazë. Roli i rebelëve Huthi ka shtuar rreziqet rajonale të konfliktit, duke vënë në rrezik linjat detare përmes së cilave transportohet shumica e naftës së botës dhe ka rritur shqetësimet në mesin e shteteve në Detin e Kuq, përderisa raketat dhe dronët e rebelëve Huthi fluturojnë drejt Izraelit. /Alsat.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

rishi-sunak

Britani, kryeministri pezullon anëtarësimin e një deputeti në parti shkaku i deklaratës islamofobike

orban

Hungaria pritet të rafitikojë pranimin e Suedisë në NATO

rusia moska

Qeveria amerikane ka sanksionuar anëtarët e një grupi të lidhur me Rusinë për “operacione të destabilizimit” të dyshuar në Moldavi

stoltenberg nato

Stoltenberg: NATO, e përkushtuar që Ukraina të triumfojë

biden-putin

Biden e quan Putinin ‘bir i çmendur kurve’

mark rutte biden

“Politico”: Mark Rutte gëzon mbështetjen e Biden për t’u bërë shef i NATO-s

rusia moska

Rusia tërhiqet nga marrëveshja e peshkimit e vitit 1956 me Britaninë

auto_donald-trump-oval-office1550229304

Tramp: Navalni ishte guximtar, por nuk duhet të kthehej në Rusi

German Foreign Minister Annalena Baerbock speaks during a news conference following a meeting with her Polish and French counterparts in Lodz, Poland March 1, 2022. Tomasz Stanczak/Agencja Wyborcza.pl via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE WAS PROVIDED BY A THIRD PARTY. POLAND OUT. NO COMMERCIAL OR EDITORIAL SALES IN POLAND.

Takimi i G20-ës në Brazil, Baerbock: Bota nuk e harron se çfarë ka bërë Putini

INFO

NA NDIQ