Çka fshihet pas sulmeve kundër BDI-së dhe kuadrove të saj?

ina-online
ina-online

5 Shtator, 2023

“Këto ditë në qendër të vëmendjes është tenderi për përshtatjen e sallës “Boris Trajkovski” për nevojat e takimit ministror të OSBE-së, i cili do të mbahet në vjeshtë në Shkup. Kompania e përzgjedhur “Eurovia” fitoi sepse “ofroi çmimin më të ulët, që është kriteri i vetëm që ajo të pranohet nga Ministria e Jashtme. Çdo zgjedhje tjetër do të ishte shkelje e ligjit dhe dëmtim i buxhetit”- tha shefi i diplomacisë, Bujar Osmani, duke bërë të ditur se i gjithë dokumentacioni do të dorëzohet në të gjitha institucionet kompetente.

Konferenca ministrore e OSBE-së, në dhjetor në Maqedoninë e Veriut, do të jetë ngjarja më e madhe dhe suksesi më i madh ndërkombëtar i vendit, natyrisht edhe meritë e Bujar Osmanit.

Shkupi pritet të jetë vendi ku do të takohen për herë të parë pas shumë vitesh Sekretari Amerikan i Shtetit, Entoni Blinken dhe Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov. Nikoqiri i tyre do të jetë Bujar Osmani.

Gazetari i njohur Seladin Xhezairi në analizën e tij të fundit shkruan:

“Rasti “Eurovia” është dëshmi se në prag të zgjedhjeve parlamentare, ekzistenca e të ashtuquajturës “qendra hibride, politiko-ekonomike, kundër BDI-së” nuk është shpikje e liderit të saj Ali Ahmeti, por diçka që, duke ndjekur “spin-at” e ndryshme, po merr hov gjithnjë e më shumë. Natyrisht, qëllimi është të eliminohet pozita e partisë më të madhe të shqiptarëve dhe kjo mund të arrihet pikërisht duke shpifur për kuadrot më të shquara të saj (përveç Osmanit, këtu është nënkryetari i parë i Qeverisë, Grubi, kryetari i Kuvendit të RMV-së, dhe të mos harrojmë marrëveshjen Ahmeti-Zaev për postin e kryeministrit shqiptar). Në të njëjtën kohë, qendra hibride mirëpret laramaninë e partive në bllokun opozitar shqiptar, të ndarë në 7-8 parti, nga ëndrra që nesër (kur VMRO-DPMNE të fitojë zgjedhjet) të gjejnë “një vend nën diell””.

Sipas Xhezairit, deri në zgjedhjet e ardhshme goditjet sigurisht do të pasojnë edhe në disa shtylla të tjera: oligarkia e biznesit prej kohësh prodhon aktivisht inflacion fiktiv për të minuar kontrollin ndaj tregut që mban ministri i Ekonomisë – Kreshnik Bekteshi. Nuk përjashtohet që edhe kryeparlamentari, Xhaferi, të jetë në qendër të vëmendjes./shqipmedia

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Prokuroria

Vazhdon greva në prokurori – grupi i punës do të ketë afat prej 10 ditëve për arritjen e marrëveshjes

mickoski

Mickoski kërkon takim liderësh për zgjedhje

izet mexhiti3

Mexhiti: Përmes internetit lojërave të fatit e futën bixhozin në familjet tona

ASH

ASH: Interpelanca e opozitës teatër komik, procedura për kryeprokurorin e ri tanimë ka fillua

caji-600x360

Keqpërdorën të dhënat e mjekëve për të shitur çaj, një kompani dhe një person nga Maqedonia rrezikojnë të dënohen me gati 7.000 euro

kuvendi parlamenti

Skandali në Onkologji, Kuvendi miratoi propozimin për formimin e Komisionit Anketues

krenar lloga

Ministri i Drejtësisë, Lloga dorëzoi në Qeveri propozim-Ligjin për falje

administrata-600x360-1

Ligjet për të punësuarit në sektorin publik dhe nëpunësit në administratë në procedurë qeveritare, do të miratohen me flamur evropian

sllavica-grkovska

Grkovska: Është rregulluar gjendja e transparencës në Maqedoninë e Veriut

INFO

NA NDIQ