Sulmet terroriste në Banjskë, Qoku: Maqedonia rrezikohet nga Serbia njësoj si Kosova!

ina-online
ina-online

09/10/2023

Bekim Qoku, këshilltari i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti kritikoi autoritetet e Shkupit për qëndrimin e inferior ndaj sulmeve terroriste të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës.

Në një intervistë për Alsat, Qoku tha se Shkupi do të duhej t’i shpallte terroriste dy organizatat që veprojnë në veri Kosovës, “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën Veriore”, pasi sipas tij Serbia përbën rrezik edhe për Maqedoninë.

“Qëndrimi i saktë i zyrtarëve të lartë të Maqedonisë së Veriut sidomos i shqiptarëve të paktën duhet të ishte të shpallte dy organizatat në Kosovë “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën Veriore” që janë shpallë terroriste nga Qeveria e Kosovës edhe këta t’i shpallnin organizata terroriste. Maqedonia e Veriut rrezikohet po aq nga një Serbi predatore, nga një Serbi dhunuese, nga një Serbi hegjemoniste rrezikohet po aq sa rrezikohet edhe Kosova”, theksoi në intervistë në Alsat, Bekim Qoku, këshilltar i Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

Qoku shtoi se ky qëndrim i autoriteteve të RMV-së ndaj ngjarjeve terroriste në Kosovë, nuk shkon në favor të vendit.

“Këto hapa të Maqedonisë kjo lloj indiference që bën Maqedonia karshi këtij agresori si Serbia nuk i bën mirë jo vetëm shqiptarëve zyrtarë në Maqedoni por nuk i bën mirë të gjithë shtetit. Pasi flasim për një politikë agresore destabilizuese që është shumë afër nesh dhe rreziku është shumë afër nesh. Nëse marrim për krahasim eurodeputetët kroatë, eurodeputetët austriakë, gjermanë, anglez, deklaratat e tyre janë jashtëzakonisht shumë më të ashpra se sa të shqiptarëve këtu në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri”, theksoi në një intervistë në Alsat Bekim Qoku, këshilltar i Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Naim Murseli Liridon

“Tentativa të tjera për të vrarë Liridonën”- Lala befason me deklaratën: Ja pse nuk i besoj babait të Naimit!

Naim Murseli foto me Behgjet Pacollin

“Prokuroria do hetojë lidhjet e tij me Pacollin”, eksperti: Divorci dhe transaksionet, çfarë fsheh Naim Murseli

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

Vrasja e Liridonës, paralajmëron Kerquku: Dikush është në siklet të madh, të bëhen sytë katër

albin kurti

Kurti u drejtohet me videomesazh qytetarëve serb të Kosovës

Liridona ademaj

Eksperti i sigurisë flet për planin e vrasjes së Liridonës, ja çka paralajmëron në procesin gjyqësor

Spartak Ngjela

“Keni për ta parë…”, avokati shqiptar ‘godet’ Radoiçiqin – jep lajmin e keq për “sllavët”

tome-gashi

Teoria e Tomë Gashit: Naim Murseli e ka pasur një frikë, ka qenë në presion të madh nga dikush tjetër

77-1-750x430

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në veri politikanin serb, Aleksandar Arsenijeviq

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

“Kam mesazhet kur Naimi kërkon lekë borxh”, Gazetari: Arrestime të reja për vrasjen e Liridonës

INFO

NA NDIQ