Sulmi i panikut – pse ndodh dhe cilat janë simptomat?

Iliria News Agency
Iliria News Agency

09/03/2023

Një sulm paniku karakterizohet nga një ndjenjë frike e papritur, dërrmuese që zgjat disa minuta dhe shoqërohet me simptoma të shumta. Zakonisht ndodh papritur, shpejt arrin kulmin dhe zgjat nga dhjetë minuta deri në gjysmë ore.

Një atak paniku karakterizohet nga simptoma të forta, si gulçim, puls i shpejtë që mund të shoqërohet me aritmi kardiake, dridhje, djersitje, dobësi ose marramendje, ndjesi shpimi gjilpërash në duar dhe këmbë, të fikët ose frikë nga vdekja. Kur çdo gjë kalon, ndihet dobësi, lodhje dhe rraskapitje.

Një sulm paniku është më shumë se frika

Është një reagim i trupit tonë sipas parimit “lufto ose ik”. Duket se vjen dhe fillon nga hiçi, dhe shpesh nuk ka asnjë arsye të dukshme për shfaqjen e simptomave. Kjo është një pjesë e arsyes pse quhet “sulm”. Mund të jetë aq e papritur dhe intensive saqë ndihemi të pafuqishëm, të paaftë për të lëvizur ose për të menduar qartë.

Rritja e adrenalinës bën që zemra të rrahë më shpejt dhe mund të shfaqen edhe probleme me frymëmarrjen. Na shtrëngohet fyti dhe nuk mund të gëlltisim ose mund të mendojmë se do të mbytemi dhe këto ndjenja mund ta bëjnë të vështirë frymëmarrjen. Ndonjëherë ndihemi aq të dobët sa e gjithë dhoma fillon të rrotullohet.

Një simptomë e një ataku paniku mund të jetë edhe djersitja në pëllëmbët e dorës ose në vende të tjera. Përveç kësaj, i gjithë trupi mund të fillojë të dridhet. Kur gjaku shkon në zemër dhe muskuj, gishtat e dorës ose këmbëve mund të mpihen ose të kenë një ndjesi shpimi gjilpërash.

Sa zgjat një sulm paniku?

Një atak paniku zakonisht shfaqet papritur dhe arrin kulmin pas rreth 10 minutash. Sulmet rrallë zgjasin më shumë se një orë, dhe shumica përfundojnë në 20 ose 30 minuta dhe nuk janë gjithmonë të njëjta.

Kur duhet të shihni një mjek?

Ju ndoshta nuk keni nevojë të shqetësoheni nëse keni pasur vetëm një ose dy sulme që u larguan pa ndonjë problem tjetër. Por nëse ato ndodhin më shpesh ose nëse jeni të shqetësuar, duhet të shkoni te mjeku.

Çfarë mund të shkaktojë një sulm paniku?

Sulmet e panikut shpesh lidhen me stresin. Ndonjëherë ka një shkak fizik, për shembull, probleme të tiroides ose një rënie e papritur e sheqerit në gjak. Shumë kafeinë ose përdorimi i drogave të tilla si amfetamina ose kokaina, ose abuzimi me alkoolin janë gjithashtu shkaqe të mundshme të sulmeve të panikut.

Aktivitetet që reduktojnë ankthin si shoqërimi, gjumi i mirë, aktiviteti fizik, teknikat e relaksimit dhe shmangia e cigareve, kafeinës dhe alkoolit rekomandohen për të reduktuar sulmet dhe për të lehtësuar simptomat.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zvicer zurich cyrih

Albinfo: Gjashtë gjëra që nuk i shihni në Zvicër, por janë të zakonshme në vende të tjera

taravari shkup

Ekonomisti Naim Demiri i bashkëngjitet ASH-së (FOTO)

kandidatet per president

Osmani i mblodhi nënshkrimet për president, edhe pak ju duhen Taravarit, Dimitrievskit dhe Vankovskës

mjeke

Mjekët kërkojnë rritje pagash e pacientët shërbime

Afrim Gashi

Gashi: E dhamë provimin e pjekurisë politike duke e bashkuar opozitën

pavaresia e kosoves

Kosova feston 16 vjetorin e Pavarësisë

policia-maqedonise-598x330

Aksioni policor në Gërçec të Shkupit – paraburgim për pesë persona, dhjetë të tjerë janë në arrati

burri ledjones jorgen xoxi

rrëfehet në Top Channel ish-bashkëshorti i Ledjonës: “Vajza më thotë nuk dua të të takoj, do vijmë të të vrasim”

klodian duro meri

VIDEO/Habit Klodi, i propozon Merit: A bëhemi çift dhe arrijmë këtë…

INFO

NA NDIQ