Sulmi me dronë në Moskë/ Rusia akuzon Ukrainën: Veprim terrorist

Picture of INA
INA

04/07/2023

Rusia ka akuzuar Ukrainën se ka kryer sulm me dronë në Moskë dhe në zonat përreth që ka rezultuar me ndërprerjen e përkohshme të operimit në aeroportin Vnukovo, në kryeqytetin rus.Ministria e Mbrojtjes së Rusisë tha se ka zmbrapsur sulme nga pesë dronë ukrainas në Moskë dhe rajonet përreth.

Sipas kësaj ministrie, mbrojtja ajrore ka rrëzuar katër dronë, ndërkaq droni i pestë është penguar dhe më pas është rrëzuar. Nuk ka dëme dhe viktima në njerëz si pasojë e “këtij sulmi terrorist”, tha Ministria ruse e Mbrojtjes.

Kievi ende nuk ka komentuar për këtë rast. Por, Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë ukrainase më herët gjatë të martës ka raportuar për luftime të ashpra ditën e kaluar në Bahmut, Liman, Avdijivka dhe Marijnka në Donjeck. Ky shtab tha se në 24 orët paraprake janë zhvilluar 40 përleshje të armatosura.

Ushtria ukrainase tha po ashtu se më 3 korrik forcat ruse kanë kryer 56 sulme ajrore dhe 77 me sisteme raketore.

“Armiku ka kryer 56 sulme ajrore dhe 77 sulme me sisteme raketore ndaj pozicioneve të trupave tanë dhe zonave të banuara”, tha ushtria në përditësimin e të dhënave për luftën të publikuar më 4 korrik, duke shtuar se nga këto sulme janë vrarë dhe plagosur një numër i paspecifikuar i civilëve.

“Fatkeqësisht, ka të vdekur dhe të plagosur në mesin e civilëve dhe ka shkatërrim dhe dëme në infrastrukturën civile, ndërtesa të larta dhe ndërtesa private të banimit”, tha ushtria ukrainase./REL

TË FUNDIT
8 orë
Kush mund ta zëvendësoj Bajdenin, 5 kandidatë në lojë, Harris më e preferuara
1 ditë
Republikanët flasin për zëvendësuesin e mundshëm të presidentit Biden në zgjedhje
1 ditë
Nga Kate Middleton, te Biden dhe drejtori i FBI, zbulohet se çfarë kërkonte agresori i Trump në internet
1 ditë
Zhyti botën në ‘black-out’, çfarë është CrowdStrike dhe si u shkaktua ndërprerja globale në sistemin IT
1 ditë
‘Nuk tërhiqem’! Biden reziston ndaj presionit për t’u larguar, beson tek fitorja në zgjedhje

ME TE LEXUARA

1 ditë
Zelensky uron Trumpin për nominimin, pajtohen për “takim personal”

LEXO MË SHUMË

Kamala Harris 2

Kush mund ta zëvendësoj Bajdenin, 5 kandidatë në lojë, Harris më e preferuara

BIDEN TRUMP

Republikanët flasin për zëvendësuesin e mundshëm të presidentit Biden në zgjedhje

Trump Thomas Matthew Crooks tomas metju kroks

Nga Kate Middleton, te Biden dhe drejtori i FBI, zbulohet se çfarë kërkonte agresori i Trump në internet

haker

Zhyti botën në ‘black-out’, çfarë është CrowdStrike dhe si u shkaktua ndërprerja globale në sistemin IT

biden

‘Nuk tërhiqem’! Biden reziston ndaj presionit për t’u larguar, beson tek fitorja në zgjedhje

zelenski trump

Zelensky uron Trumpin për nominimin, pajtohen për “takim personal”

otwarcie-txt-uslugami-w-hakera

Ndërpritet sistemi i IT’së në të gjithë botën goditen bankat, mediat dhe linjat ajrore

Biden

“72 orët vendimtare”, zgjerohet rrethi i njerëzve të afërt me Bidenin që kërkojnë tërheqjen e tij nga gara

rezidenca putin

Blindohet rezidenca verore e Putinit! Ka një mbrojtje të re ajrore që askush nuk mund të depërtojë

INFO

NA NDIQ