Sulmi ndaj Top Channel/ Hoxha plas deklaratën “bombë”: Pse pronarët lëviznin me eskortë sigurie, kanë nuhatur rrezik!

Iliria News Agency
Iliria News Agency

28 Mars, 2023

Artan Hoxha e ka quajtur sulmin ndaj Top Channel me kallashnikov, një ngjarje “tipike mafioze”, një mesazh ndaj pronarëve të televizionit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha tha se mesazhi nuk duket të ketë qenë ndaj gazetarëve apo punonjësve, por ka dashur të tregojë se agresorët nuk pyesin as për shtetin, duke goditur një televizion pranë qeverisë.

Hoxha foli gjithashtu për familjen Hoxha, aksionerët e televizionit Top Channel, duke deklaruar se ato kanë qenë gjithmonë të shoqëruara nga badigardë dhe sipas tij “ose janë kërcënuar në të shkuarën, ose kanë nuhatur rrezikun”.

“Me aq sa kam informacion, ato (familja Hoxha) edhe më përpara kanë lëvizur të shoqëruara me eskortë sigurie. Kanë qenë të shoqëruara, sepse ose kanë qenë nën kërcënim, ose kanë nuhatur rrezik. Dua të kujtoj një skenë, kam qenë në një lokal dhe në tavolinë kisha tre vetë, dy aksionëre, një në Digitalb dhe një në Top Channel dhe të tre ishin me eskortë, vetëm unë isha me duar në xhepa. A ka patur? Nuk më cudit.

Me botuesit ka patur vazhdimisht probleme. Sot Top Channelit i ka vajtur një grup të FNSH. Sa është vlerësuar ky kërcënim? Në këto kushte nuk ka zgjidhje tjetër, përvec bashkëpunimi me agjensitë e zbatimit të ligjit.

Kjo ngjarje ishte qartazi një kërcënim. Nuk synonte të eleminonte askënd fizikisht. Ky është rast tipik mafioz. Ky kërcënim ka dy drejtime, një ndaj objektit kryesor dhe drejtimi i dytë, për të treguar se nëse të kanë dhënë garanci nga pushteti, po të tregojmë se këtë garanci e ke kot sepse ne nuk pyesim as për pushtetin”, tha Hoxha.

“A kanë patur interes të godasin gazetarë? Në pozicionin që ndodhet Top Channel, ke 100 mënyra për të goditur këdo nga ata. Pra nuk ka të bëjë me emra konkretë të stafit. Pra asnjë gazetar nuk ka qenë objekt i goditjeve të tilla. Të dy këto element tregojnë se autorët nuk kanë patur asgjë personale me gazetarët e Top Channel. Ata kanë goditur fasadën e televizionit. Pse them se objektivi ka qenë Top Channel? Ngjan shumë me ngjarjen e Don Boskos.

Top Channel thotë se sulmi ka të bëjë me lirinë e mediat dhe me atë që përfaqëson ky televizion.

Sulme të tilla, zakonisht janë bërë, u dogj Koha Jonë dhe e dimë që e bëri shërbimi sekret, pra shteti. Në 14 shtator u sulmua RTSH, nuk u hetua, por e pamë kush e bëri dhe si e bëri.

Pastaj ngjarjet e tjera, janë goditje ndaj gazetarëve. Edhe ata janë pa autorë. Edhe ngjarja e Elvi Fundos është pa autor.

Edhe ngjarja para dy muajve, u godit Adriatik Doçi, u bë zhurmë e madhe, por nuk u mor vesh asgjë edhe pse u arrestua një person. Sot e kësaj dite nuk e dimë se cfarë ka ndodhur.

Në rastin konkret, nëse edhe kjo ngjarje, në prag të fushatës elektorale, se janë shumë faktorë… Policia po përpiqet të gjejë nga mund të ketë ardhur, duke u munduar të lidhin që nga gjykimi për aksionet e televizionit, por nuk ka element të qëndrueshëm. Edhe ato që dolën për shitjen, aty ishte bërë tentative për të kryer shitjen, nëse gjykata do të jepte vendim për t’u hequr pronësinë atyre që e ka. Sot jemi para faktit, që ky sulm ka sjellë një mesazh të fortë.

Janë shumë pista. Është folur edhe deri për Big Brother…. Ky atentat hyn tek atentatet me kosto të lartë organizimi. Këtë mundësi nuk e kanë shumë grupe për ta bërë. Ëhtë një ngjarje, që autoritetet duhet të lënë gjithcka dhe të merren me të.

Reagimi i opinionit publik dhe trauma që ka shkaktuar te shoqëria, është e jashtëzakonshme.

Kur goditet nëj media si Top Channel, e mendoni dot se cfarë mund t’ju ndodhë të tjerëve? Imagjinoni dot?”, deklaroi Hoxha. /Bota Sot

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

serbi maqedoni

Serbia shihet si mikja më e ngushtë e Maqedonisë, hulumtimi i Institutit “Prespa”

mbappe

Mbappe mund të nënshkruajë parakontratë me Real Madridin këtë verë

erdogan tetove

“Pas lirimit nga burgu, Erdogan u strehua te një familje shqiptare në Tetovë”

taravari-click-plus-klik

Taravari: Ka mundësi që BESA, BDI dhe ASH të shkojnë bashkë në zgjedhje

Struga-780x439-1

Ohri dhe Struga me turistë, por pa fuqi punëtore

veriu-kosoves-mitrovic

VIDEO/Kryetarët shqiptarë marrin pushtetin lokal në veri

ivan stoilkoviq

Stoiljkoviq në Rusi, partia aleate e VMRO-DPMNE-së pjesë e takimit ku u shpalos planin antiperëndimor i Putinit

ruset gramsh

U arrestuan për spiunazh, lirohen 2 rusët dhe ukrainasi

taravari-click-plus-klik

Taravari: Heqja e 20%, është koha të tregohet respekt për shqiptarët

INFO

NA NDIQ