Sulmi pika e dobët, Chelsea interesohet për shërbimet e sulmuesit të Realit

0

Chelsea sezon e kaluar fitoi titullin kampions në Premier League në drejtimin e Antonio Contes, por fatkeqësisht këtë sezon janë shndërruar në një skuadër tjetër.

E ardhmja e Conte në klub është në dyshim, duke u raportuar se do të marrë drejtimin e skuadrës franceze, PSG.

Raportet në Spanjë sugjerojnë se Roman Abramovich po shikon opsionet kur ai duket se do sjellë fytyra të reja në verë.

Dhe sipas Don Balon, Benzema është objektivi primar i klubit për të udhëhequr vijën e ardhshme.

Thuhet se Chelsea ka bërë një ofertë për të sjellë 30-vjeçarin në “Stamford Bridge”.

Benzema besohet të jetë i prirur për një lëvizje, me Real Madridin që ka gjasa ta shesin francezin, pas paraqitjeve të dobëta. /albeu.com/

Komentet

komentet