Sulmi rus ndaj anijes turke në Detin e Zi, Erdogan paralajmëron Putinin

ina-online
ina-online

17 Gusht, 2023

Turqia ka paralajmëruar Moskën që të shmangë përshkallëzimin e mëtejmë, pasi një anije furnizimesh, në pronësi turke, u sulmua fundjavën e kaluar nga marina ruse, tha zyra e presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

“Pas ndërhyrjes [ruse], bashkëbiseduesit tanë në Federatën Ruse u paralajmëruan në mënyrë që të shmangen përpjekje të tilla, të cilat përshkallëzojnë tensionet në Detin e Zi”, tha Presidenca turke, duke thyer heshtjen disaditore për këtë incident.

Anija Sukru Okan po lundronte nën flamurin e Palauit dhe të dielën e kaluar një luftanije ruse shtiu drejt saj.

Më pas personeli ushtarak rus kreu inspektime brenda anijes dhe më pas e la që të lundronte drejt portit ukrainas të Izmailit. Ky port është shndërruar në portin kryesor për eksportimin e produkteve bujqësore të Ukrainës

Incidenti erdhi pas rritjes së sulmeve në rajonin Detit të Zi. Sulmet u intensifikuan pas vendimit të Rusisë për t’u tërhequr muajin e kaluar nga marrëveshja që mundësonte eksportimin e sigurt të prodhimeve ukrainase.

Turqia së bashku me Kombet e Bashkuara kishin ndërmjetësuar arritjen e marrëveshjes vitin e kaluar. Kjo ishte marrëveshja e vetme e rëndësishme që Rusia dhe Ukraina arritën në kohën kur po zhvillohet lufta, shkruan REL.

Por, zyra e Erdoganit u kritikua për shkak se nuk komentoi sulmin e Rusisë ndaj anijes në Detin e Zi.

Presidenca turke, në reagimin e së enjtes, tha se teknikisht i takonte Palauit që të përgjigjej për incidentin.

“Edhe nëse pronari i anijes Sukru Okan është turk, anija nuk është nën flamurin e Turqisë”, tha Presidenca turke.

“Sipas ligjit ndërkombëtar, shteti ku është regjistruar anija është më i rëndësishëm sesa emri i anijes apo pronari i saj”.

Palau është një arkipelag në Paqësor dhe flamuri i këtij shteti shpesh përdoret nga kompanitë që bartin dërgesa, pasi atyre u mundësohet qasje më e lirë në portet ndërkombëtare.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zaporizhzhia-centrali-ukraine-berthamor-1

Ukraina dëmton mbrojtjen ajrore në Krime

Armenia Azerbejxhan-Nagorno-Karabakh

Azerbajxhani dhe udhëheqja e Karabakut bisedojnë për “integrimin”

kiev-naten

Shtatë të plagosur pas sulmit rus në Kiev

GRURI

Polonia do të ndalojë furnizimin me armë për Ukrainën për shkak të mosmarrëveshjes së grurit

BLINKEN

Blinken akuza Rusisë: Kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Ukrainë pothuajse çdo ditë

Nagorni-Karabah-780x470

Armëpushim mes Azerbajxhanit e armenëve në Karabak

Zelenski

Zelensky: Nëse Trump e di si ndalon lufta, të na e thotë

Nagorni-Karabah-780x470

Turqia mbështet sulmin e Azerbajxhanit në Nagorni-Karabah

zelenski

Zelensky për Rusinë: Të keqes nuk mund t’i besohet, shihni Prigozhin-in

INFO

NA NDIQ