Sulmi terrorist, Kurti paralajmëron Vuçiqin

INA
INA

28/09/2023

Kryeministri i vendit, Albin Kurti e ka paralajmëruar Serbinë e Aleksandar Vuçiqit se lufta e krimit dhe terrorit të sponzorizuar nga Beogradi zyrtar, do vazhdojë dhe do përfundojë padyshim me fitoren e Republikës së Kosovës.

Këtë Kurti e tha sot para të pranishmëve në Kuvendin e Kosovës, ndërsa foli për sulmin terrorist kriminal që ngjau më 24 shtator në Banjskë, ku u vra heroikisht, polici Afrim Bunjaku.

”Lufta kundër krimit e terrorit të sponzoruar nga Serbia vazhdon dhe ajo do të përfundojë doemos me fitoren e shtetit tonë të pavarur, Republikës së Kosovës, vlerave dhe interesave të saj, të qytetarëve të saj të të gjitha komuniteteve pa dallim”.

Ai mes tjerash u shpreh se i gjithë armatimi i konfiskuar, ishte arsenal armësh i prodhuar nga Serbia, ndaj dhe përgjegjësia e saj është e pashmangshme madje siç përmendi edhe për ata që nuk duan të shohin e të dëgjojnë.

”Pra, i gjithë ky armatim i konfiskuar, është prodhim i Serbisë, erdhi nga Serbia dhe ishte armatim aq i madh për nga lloji dhe sasia për një ushtri të tërë. Prandaj, fajësimi i Serbisë është i paevitueshëm dhe i pashmangshëm madje edhe për ata që nuk duan të shohin e të dëgjojnë”.

Sipas Kurtit, ajo nuk ishte vetëm një bandë e thjeshtë, por grup profesioniste me trajnime luftarake nga shteti serb.

”Bëhet fjalë për një bandë kriminale dhe terroriste e cila nuk ishte bandë e kontrabandës dhe as qytetarë që kanë kapur armët, por profesionistë me trajnime luftarake me së paku me lloje të armatimeve që origjinën e kanë nga Serbia. Serbia ua dha pajisjet ushtarake, ua kreu trajnimet luftarake dhe gjithashtu qëllimet politike e mbështetjen logjistike”.

Kurti u shpreh tutje se e gjithë kjo nuk nisi të dielën që e lëmë pas.

”Ne të gjithë e dimë së bashku se kjo nuk ka filluar të dielën e 24 shtatorit. Në Leposaviq na i rrëmbyen tre policë më 14 qershor. Kemi konfiskuar sasi të madhe të armatimit në Zveçan edhe më 23 qershor në një automjet me targa të Beogradit që ishte pronë e hekurudhave të Serbisë edhe në një shtëpi në Zveçan sërish më 5 shtator”.

”E para kësaj, kishim tri javë të 16 barrikadave në dhjetor të vitit të kaluar, sulme më 26 dhe 29 maj të këtij viti në Zveçan që lanë me dhjetëra ushtarë të KFOR-it, policë të Kosovës, e gazetarë të mediave të plagosur e të lënduar. E gjithë kjo tregon se kishim një kronikë të paralajmëruar të vrasjes së heroit tonë Afrim Bunjaku më 24 shtator”.

I pari i Qeverisë së Kosovës, u shpreh mirënjohës edhe ndaj shteteve që dënuan ashpër sulmin agresiv serb të 24 shtatorit por edhe mbështetjen që ia ofruan Kosovës.

”Me këtë rast falënderojmë të gjitha shtetet që e dënuan ashpër këtë sulm terrorist e kriminal në Banjskë të Zveçanit si pasojë e aktit agresiv të Serbisë dhe për mbështetjen që ato na e kanë dhënë neve”.

”Falënderoj edhe të gjithë qytetarët e Republikës për solidaritetin me Policinë e Kosovës dhe institucionet tona të shtetit. Ju falënderoj edhe juve deputetë të nderuar për kontributin tuaj duke qëndruar pranë qytetarëve dhe me qëndrime të qarta dënuese ndaj Serbisë, në këto momente tejet të vështira por edhe të rëndësishme për Republikën tonë dhe të ardhmen tonë”.

”Ju falënderoj dhe lavdi, Afrim Bunjakut”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Naim Murseli foto me Behgjet Pacollin

“Prokuroria do hetojë lidhjet e tij me Pacollin”, eksperti: Divorci dhe transaksionet, çfarë fsheh Naim Murseli

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

Vrasja e Liridonës, paralajmëron Kerquku: Dikush është në siklet të madh, të bëhen sytë katër

albin kurti

Kurti u drejtohet me videomesazh qytetarëve serb të Kosovës

Liridona ademaj

Eksperti i sigurisë flet për planin e vrasjes së Liridonës, ja çka paralajmëron në procesin gjyqësor

Spartak Ngjela

“Keni për ta parë…”, avokati shqiptar ‘godet’ Radoiçiqin – jep lajmin e keq për “sllavët”

tome-gashi

Teoria e Tomë Gashit: Naim Murseli e ka pasur një frikë, ka qenë në presion të madh nga dikush tjetër

77-1-750x430

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në veri politikanin serb, Aleksandar Arsenijeviq

liridona-naim-murseli-600x375-1-600x360

“Kam mesazhet kur Naimi kërkon lekë borxh”, Gazetari: Arrestime të reja për vrasjen e Liridonës

sulmuesit-e-valon-syles

Sulmuesit e Valon Sylës dënohen me nga 2 vjet burg

INFO

NA NDIQ