Sulmohen me thikë dy femra në një Qendër Tregtare në Zvicër, dyshohet në sulm terrorist

0

Pasditën e së martës dy femra u sulmuan me thikë në një Qendër Tregtare në Lugano të Zvicrës.

Sipas policisë njëra nga viktimat është plagosur rëndë por jashtë rrezikut për jetë.

Mediat raportojnë se edhe autorja është një femër, 28-vjeçare.

Policia lidhur me rastin dyshon se ngjarja ka të bëj me sulm terrorist.

Autorja e sulmit paraprakisht kishte thirrur ” Unë jam ISIS ” “Allahu Akbar”, raporton Euronews.de përcjell Klan Kosova.

E dyshuara sipas organeve të rendit është e njohur dhe ka një prapavijë xhihadiste.

Sipas kryetarit të rajonit Tessin, sulmi duhet të merret shumë seriozisht.

Nëse vërtetohet se ngjarja është sulm terrorsit, ky do të ishte rasti i parë në këtë vend.

Dyshimet për një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Policia Federale në Zvicër.

Në njoftim thuhet se kanë filluar hetimet nga ana e prokurorisë.