Sulmohen zyrtarë policorë në veri të Kosovës

0

Policia e Kosovës ka konfirmuar se disa zyrtarë të një njësie kufitare në Leposaviq janë sulmuar nga disa persona të dyshuar për kontrabandë.

Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, i cili tha se nuk ka të lënduar nga ky incident.

“Mund të konfirmojmë se rreth orës 19:40 ka ndodhur një rast “Sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe përdorim i armës zyrtare”.
Rasti ka ndodhur përderisa njësia patrolluese kufitare në fshatin Jashanicë, komuna e Leposaviqit, ka tentuar ta ndalojë një automjet të dyshuar për kontrabandë. Mirëpo, i njëjti nuk është ndaluar dhe gjatë ikjes ka rrezikuar jetën e zyrtarëve policorë duke tentuar që t’i godasë ata”.

“Duke e parë rrezikun e drejtpërdrejtë për jetë, zyrtarët policorë janë detyruar të përdorin armën zyrtare. Nuk raportohet për persona të lënduar. Veprimet policore dhe hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar në bashkëpunim edhe me prokurorinë kompetente”.