Sulmohet mjeku dhe 3 infermiere në spitalin e Strugës

INA
INA

20/02/2024

Disa infermierë dhe një mjek nga reparti i kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Strugës janë sulmuar në vendin e tyre të punës nga një person i cili ka hyrë me forcë në objekt.

Ngjarja ka ndodhur në orën 4 të mëngjesit dy ditë më parë, deklaroi për Alsat mjeku Ilmi Reçi, i cili ishte në krye të detyrës së bashku me tre infermiere të tjera.

Gjithçka filloi pasi në repart kanë mbërritur dy persona.

Njëri ka pasur lëndime të shkaktuara nga shkaqe të panjohura. Teksa prisnin të hynin te doktori, njëri prej tyre ka filluar të sillej dhunshëm. Ka thyer dritaren dhe derën, është futur te mjekët dhe i ka sulmuar.

Rasti është denoncuar në polici. Sulmuesi është arrestuar, por është lënë i lirë të nesërmen. Mjekët thonë nuk ndihen të sigurt në vendin e tyre të punës.

Për shkak të situatave të tilla të padëshiruara që kanë ndodhur edhe më parë, mjekët kujdestarë detyrohen të mbyllin derën e repartit pas orës 23.00. Në spitalin e Strugës nuk ka sigurim fizik gjatë gjithë ditës, andaj policia është përgjegjëse për sigurinë.

“Ndërsa ne thërrasim policinë, kalojnë 10-15 minuta para se të vijnë. Reparti i kirurgjisë tani kishte problem, por shpesh ndodhin gjëra në repartin intern. Vijnë të dehur, të droguar dhe bëhet rrëmujë”.

Në fillim të këtij muaji është sulmuar edhe një punonjës i Shërbimit Emergjent mjekësor në Ohër, ndërsa së fundi në shënjestër kanë qenë edhe dy mjekë në ndihmën e shpejtë të Strugës. /Alsat.mk

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

dimri-bore temperatur

Në viset malore reshjet e shiut do të kalojnë në reshje të borës, njihuni me parashikimin e motit për Maqedoninë e Veriut

ballkani-1024x873-1

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

NATO

NATO, shtim forcash në dy vatra të nxehta ballkanike

bilall kasami kumanove

“Ju ka hyrë fesati, po përçahen çdo ditë” – Kasami thumbon Frontin Europian

IMG_1227

Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci, Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura

eu-be-rusi ndikimi rus ballkan

Sondazhi i IRI-t: Shumica në Ballkan janë për në BE dhe kundër Rusisë, serbët s’duan BE dhe pro Rusisë

IMG_1225

HDZ fitoi zgjedhjet parlamentare në Kroaci

zgjedhje maqedoni

Sot nisi fushata për zgjedhjet parlamentare

Nora-Taravari-921x614

Zonja Nora Taravari tregon për jetën me doktorin dhe arsyen pse ai vendosi të kandidojë për president

INFO

NA NDIQ