Sulmohet në Serbi autobusi nga Maqedonia, flasin nga kompania

Autobusi i kompanisë “Hisar Turizam” nga Maqedonia është sulmuar mbrëmë në afërsi të Leskovcit në Serbi.

Përfaqësues nga kjo kompani konfirmuan për INA lajmin, duke theksuar se autobusi është sulmuar me një gurë e që ka kaluar pa dëme në njerëz, përpos një xhami të thyer që është sanuar.

Por më tej theksojnë se “portale të caktuara pa vërtetuar lajmin kanë raportuar se është gjuajtur me armë, gjë që nuk është e vërtetë dhe qëllimisht shpifen lajme të tilla”. Autobusi ka mbërritur në destinacionin e duhur në Itali dhe se udhëtarët janë shëndosh e mirë. (INA)