Sulmuesi me armë në “East Gate” në Shkup ka pasur ndihmës, ja skenari që dyshohet?!

ina-online
ina-online

26/10/2023

Sulmuesi i panjohur, i cili qëlloi Rade Trajkovski – Shtekli dhe shoqëruesin e tij 23-vjeçar kolumbo të martën në qendrën tregtare “East Gate Mall” në Shkup, me siguri ka pasur një bashkëpunëtor, raportojnë disa media duke cituar burime të hetimit, shkruan Plusinfo.

Sipas portalit, sulmuesi po priste viktimat e tij në një lokal bastesh sportive në katin e parë nëntokësor të qendrës tregtare dhe personi që e ndihmoi ishte në katin e dytë, ku ndodhet edhe qendra e fitnesit, aty ushtroheshin rregullisht Shtekli dhe shoku i tij.

“Pas daljes nga qendra e fitnesit, pjesëmarrësi i dytë në pritë, vëzhguesi e ka  informuar ekzekutuesin, i cili ishte tre nivele më poshtë në qendër, se objektivi ishte drejtuar për në vendin e planifikuar të pritës. Ekzekutuesi, i cili deri atëherë ishte në bastore, doli nga pika e basteve dhe kur Trajkovski dhe shoku i tij arritën nivelin -1 dhe filluan të zbresin në drejtim të garazhit me shkallë lëvizëse, ai iu afrua dhe i qëlloi nga pas deri në viktimat mund të fshiheshin ose të arratiseshin nga shkallët lëvizëse. Pasi qëlloi të dy, autori u arratis dhe po kërkohet ende”, shkruan Plusinfo.

Nga MPB thonë se është në kërkim masiv për sulmuesin, se për këtë janë formuar ekipe speciale, por deri më tani pa asnjë rezultat.

Ministri Oliver Spasovski tha se bëhet fjalë për grupe kriminale. “Dihet ekzaktësisht historia e sulmeve dhe konfliktet që kanë, praktikisht janë grupe kriminale, të cilat janë shkatërruar në masë të madhe dhe për të cilat ju kam informuar kohë më parë, në shumë veprime operative që kemi ndërmarrë”, theksoi ministri Spasovski duke shtuar se MPB po lufton aktivisht këto grupe kriminale që dikush i ka krijuar për 30 vjet. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_6922

Sela: Nuk mund të shesin opozitarizëm ata që 20 vite nuk u kujtuan për shqiptarët, dhe shkelin marrëveshjet

Mexhiti gashi kasami

Gashi, Kasami dhe Mexhiti bashkëbisedim me mërgimtarët në Zvicër

pendarovski-nato

Pendarovski: Maqedonia e Veriut është një vend i vogël me ambicie të mëdha klimatike

Dimitar Kovacevski

Kovaçevski: Me një sistem tatimor efikas dhe politika pozitive, sigurojmë stabilitet financiar të vendit

Arben Taravari

Taravari sqaron gjitha dilemat dhe akuzat, ASH është faktor, do të dij si të veprojë

arben taravari

Taravari: Bota është e polarizuar, mesazhet e Lavrov janë të pritshme

Screenshot_162

Skandal në Shkup! Një grua ua mundësoi dy burrave të kenë marrëdhënie seksuale me dy të mitura, më pas i xhiroi

Bilall Kasami

Kasami: Bujari e solli Llavrovin në Shkup që të flas kundër shqiptarëve dhe Kosovës

Zekiri muhamed

Zekiri duhet t’i kthejë mbi një milion euro

INFO

NA NDIQ