Sulmuesi në “East Gate” para sulmit me armë po rrinte në bastore

Picture of Ina Online
Ina Online

25/10/2023

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) është ende në kërkim të sulmuesit që dje qëlloi me armë dy persona në qendrën tregtare “East Gate” në Shkup, duke u larguar më pas në drejtim të panjohur, përcjell INA.

Në rrjetet sociale dhe portale maqedonase janë shfaqur foto të reja ku shihet sulmuesi i ulur në një pikë bastesh në qendrën tregtare dhe nuk fshihet fare.

Ai dje rreth orës 15:00 qëlloi me armë dy persona mes të cilëve një kriminel i shumëkërkuar Rade Trajkovski- Shtekli, që kanë përfunduar me plagë të rënda në Spitalet e Shkupit. Ata tanimë janë në gjendje stabile, por për shkak të rëndesës së plagëve të marra mbeten në reanimacionet e spitaleve ku janë shtruar.

Sulmin e djeshëm ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski e vlerësoi si rast të izoluar dhe shtoi se “incidente të tilla të izoluara kanë ndodhur dhe do të ndodhin”.

Ministri Spasovski theksoi se në Sektorin e Punëve të Brendshme (SVR) Shkup është formuar një shtab i posaçëm, i cili së bashku me departamentet për krim të organizuar, policinë kriminale dhe forenzikë janë duke punuar në mbledhjen e informatave dhe provave me qëllim të vërtetimit të fakteve dhe motivet e sulmit të djeshëm në “East Gate”.(INA)

TË FUNDIT

Veprimtari nga SHBA me paralajmërim të fortë: Ja pse zgjedhjet e 9 shkurtit janë më të rëndësishmet që nga paslufta!

John Ratcliffe konfirmohet në krye të CIA-s

Taipi numëron projektet infrastrukturore për 2025, nga projektimi për Tetovë-Prizren deri tek segmenti dytë Bllacë-Shkup

BDI: VLEN dje thanë se s’ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës

Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

Sërish keqtrajtohen të burgosurit e rastit “Kumanova”

ME TE LEXUARA

1

BDI: VLEN dje thanë se s'ka më ndikim në gjyqësor, sot fajësojnë prokurorët e së kaluarës
1
Edhe një tjetër dron për Gjestin, ky është mesazhi që i erdhi

LEXO MË SHUMË