Super goli i tij, i Bajramit apo i Asllanit më i bukuri në këto eliminatore? Ja si përgjigjet Jasir Asani

INA
INA

11 Shtator, 2023

Realizoi një kryevepër, zhbllokoi ndeshjen ndaj Polonisë dhe “inauguroi” fitoren tejet vendimtare ndaj Polonisë. 2-0 i arritur mbrëmë në “Arena Kombëtare” i rrit ndjeshëm shanset e kuqezinjve për të shkuar në finalet e “Euro 2024”.

Me 10 pikë të grumbulluara deri tani, me tri ndeshje të mbetura nga kjo fushatë kualifikueses, Sylvinho dhe të tijtë kryesojnë grupin E për momentin. Njeriu i atij super goli, që pas ndeshjes u publikua edhe në faqen e “UEFA Euro 2024” në rrjetet sociale, Jasir Asani, u shpreh kështu për mikrofonin e SuperSport:

“Të them të drejtën, fusha nuk ka qenë siç duhet, nuk na lejoi të luajmë futbollin që kemi bërë gjithë javën. Por, erdhi goli dhe u çliruam, kemi kualitete të larta. Mendova për krosim, por pashë Szczesny të lëvizte dhe mbylla sytë, godita. E dija se po të shkonte në portë do të ishte gol. Szczesny më tha bravo se ishte një supergjuajtje dhe se nuk e priste të gjuaja nga ajo distancë.

E dimë për çfarë kemi ardhur në kombëtare, stafi ka bërë shumë punë. Meritat për mua i merr trajneri Sylvinho, pa të nuk do të isha në kombëtare. Ai më ka dhënë shumë besim, së bashku me Zabaleta.

Cili është goli më i bukur, i Asllanit, Bajramit apo ky i imi në këto eliminatore? Të gjithë janë të bukur. Edhe i Bajramit ishte i bukur, sepse na dha një pikë”.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

vedat-muriqi

Muriqi në mesin e më të mëdhenjve të Mallorcas, po synon t’i kalojë legjendat e klubit

chelsea

“Sherr” në tunel me gjyqtarët, FA ka nisur një hetim për kapitenin e Chelseat…

novak-gjokovic

Djokoviç bën homazhe për terroristët serbë të vrarë në Kosovë! Mediat kroate kritikojnë qëndrimin e tenistit serb…

Pep Guardiola

Guardiola indiferent, nuk e bën dramë eliminimin nga Kupa e Ligës…

futboll

Shqiptarët vendimtarë në ndeshjen Basel – Luzern: Jashari shënon, Xhaka dhe Ademi asistojnë

mourinho

Roma “shpartallohet” në Genova, trajneri Mourinho: “Nuk kam shumë për të thënë pas një ndeshjeje si kjo!” Nisin kritikat…

xherdan shaqiri

Messi, Busquets, Shaqiri, njihuni me lojtarët më të paguar në ligën MLS

ffk

Reagim i FFK-së në lidhje me pankartat shoviniste në ndeshjen Olympiakos – Aris

xavi cavi

Xavi: Jemi përmirësuar në sulm, gabojmë në mbrojtje

INFO

NA NDIQ