Super ndeshje sot në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve vazhdon sot me disa ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për xhiron e tretë të fazës së grupeve të këtij edicioni.

Programin e sotëm do ta hapin dy ndeshje që zhvillohen nga ora 18:45, ku RB Leipzig pret në shtëpi Celticun, kurse Dinamo Zagrebi është mysafirë i RB Salzburgut.

Ndërkaq, e gjithë vëmendja do të jetë te përballja mes Chelseat dhe kampionit italian, AC Milan, ndeshje kjo që zhvillohet me fillim nga ora 21:00.

“Blutë” e Londrës do të synojnë me çdo kusht fitoren në stadiumin “Stamford Bridge”, në mënyrë që të arkëtojnë tre pikët e para të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.

Ndërkaq, më poshtë mund të gjeni të gjitha ndeshjet e programit të sotëm të Ligës së Kampionëve.

18:45 RB Leipzig – Celtic

18:45 RB Salzburg – Dinamo Zagreb

21:00 Benfica – Paris Saint-Germain

21:00 Chelsea – AC Milan

21:00 Juventus – Maccabi Haifa

21:00 Manchester City – FC Copenhagen

21:00 Real Madrid – Shakhtar Donetsk

21:00 Sevilla – Borussia Dortmund