Shqipëria përballet këtë fundjave me Çekinë në një ndeshje vendimtare për Ligën e Kombeve. Rezultati i kësaj sfide do të përcaktojë rrugëtimin e kuqezinjve për ndeshjen e fundit, nëse do të jenë në garë për dy vendet e para në grup dhe ngjitjen në Ligën A, apo të dytat që janë ato që do të diskutojnë rënien në Ligën C.
Ashtu si zakonisht, superkompjuteri i kompanisë së famshme të statistikave sportive OPTA, ka bërë parashikimet për ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe mes tyre, edhe ata të Shqipërisë.
Ndryshe nga ndeshjet e tetorit, panorama që shfaq simulimi 10 mijë herë i ndeshjes në bazë të të dhënave statistikore të skuadrave dhe pjesëtarëve të tyre, sheh kuqezinjtë si favoritë.
Superkompjuteri i OPTA jep 43% mundësi që ndeshja e të shtunës në Arenën Kombëtare të mbyllet me suksesin e Shqipërisë përballë çekëve, që janë aktualisht kryesuesit e grupit. Mundësia për një barazim është 26,7%, ndërsa fitorja e Çekisë ka 30,3% sipas përllogaritjeve statistikore.