Superkompjuteri: Dy gjigand të Premier Ligës do të mbeten jashtë Championsit

INA
INA

15 Shtator, 2023

Një superkompjuter ka parashikuar se si do të duket tabela e Premier Ligës në fund të sezonit dhe ku do të përfundojnë Man. Junajtedi, Liverpulli dhe Arsenal. Man. Siti ka dalë çuditërisht nga blloqet këtë sezon, duke fituar katër nga katër ndeshjet e para për të rifituar vendin e tyre në krye të tabelës.

Ndërkohë, Totenham Hotspur, Liverpulli, Uest Ham dhe Arsenali, janë të gjithë në vendin e dytë me nga 10 pikë. Për herë të parë, pesë skuadra mund të kualifikohen në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm, pasi UEFA konfirmoi se katër skuadra të tjera evropiane do t’i shtohen shortit në varësi të vendeve që performojnë më mirë në të gjitha garat e UEFA-s.

Të dhënat e “Opta”-s ,tani kanë parashikuar se kush do të përfundojë në gjysmën e parë të tabelës së Premier Ligës me Man. Junajted, Çellsi dhe Njukasëll që janë të prirur për të përfunduar jashtë top katërshes.

Është Man. Siti me një përqindje gjasash prej 99.93% për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve dhe 0.06% për t’u kualifikuar në Ligën e Evropës. Liverpulli është në vendin e dytë, pavarësisht një sezoni zhgënjyes 2022/23 që pa skuadrën e Jurgen Klopp të përfundojë e pesta në Premier Ligën.

Nën-kampionët e sezonit të kaluar, Arsenali mbyll treshen e parë, me një shans 82.43% për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve, përpara rivalëve të Londrës veriore Tottenham, të cilëve u është dhënë gjasë prej 31.68% për përfundimin brenda katërshes së parë.

Man. Junajtedi pritet të mungojë në katërshe pas një fillimi jo bindës të sezonit të tyre, i cili përfshinte humbjen ndaj Tottenham dhe Arsenal.

Ndërkohë, Çellsi pritet të përfundojë në vendin e 11-të, duke shënuar një përmirësim nga sezoni i kaluar, ku përfunduan në vendin e 12-të.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

adnan-januzaj

Januzaj nga La Liga sërish rikthehet te Premier Liga

vinicius

Realit i rikthehet ylli brazilian, Vinícius gati për derbin e Madridit

massimiliano-allegri_15r5yo9lfzicg1kw8p87d4nrer

Allegri shpërthen pas humbjes: Titulli? Nëse jemi në top katër është sukses

barcelona kampion

Përmbysja e çmendur e Barcelonës ndaj Selta Vigos

lukaku

Lukaku: Mjaftoi një telefonatë që të kaloja te Roma, Mourinho e di mirë çfarë burri jam unë

Hajrulla Ceku

Kosova planifikon ti ndërtoj 27 stadiume brenda 5 viteve

karate kosova medalje

Kosova me pesë medalje në Kampionatin Ballkanik për seniorë e veteranë në Tiranë

kombetarja

Shqipëri – Bullgari, FShF del me njoftim për biletat (FOTO)

Ronaldo Al Nassr

Ronaldo: Nuk kam mbaruar ende, dua të fitojë ndeshje e trofe dhe të shënojë gola

INFO

NA NDIQ