“Superkupa meritë e Galtier”, Luis Enrique: Te PSG askush nuk luan prej emrit

Picture of INA
INA

04/01/2024

Luis Enrique festoi trofeun e parë në stolin e Paris Saint-Germain, me trajnerin spanjoll që koleksionoi Superkupën e Francës, me parisienët që mundën në Paris skuadrën e Toulouse 2-0.

Pas ndeshjes, trajneri i PSG-së në konferencë për shtyp shprehu gëzimin e tij, por i surprizoi të gjithë sepse ia kushtoi meritën edhe ish-trajnerit Christophe Galtier.

“Fillimisht dua të falënderoj zotin Galtier për punën e bërë përpara se unë të vija këtu, gjithashtu edhe lojtarët, sepse falë tyre unë jam këtu.Personalisht jam shumë i lumtur, për trofeun e fituar, por edhe për tifozët sepse e kuptova që u lumturuan. Zhvilluam një pjesë të parë shumë të mirë, më pas, në pjesën e dytë toleruam disi, por më vjen mirë edhe për faktin që nuk pësuam. Skriniar? Jemi në pritje, nuk e di ende shkallën e dëmtimit të tij. Ajo çfarë më pëlqeu ishte pritja e publikut për brazilianin Beraldo, ka personalitet dhe cilësi shumë të mira, Parisi dhe jo vetëm do të dashurohen pas tij.” – tha fillimisht Luis Enrique.Në fund, spanjolli u pyet mbi mungesën e Ugarte-s, mesfushori që ishte planifikuar të luante nga minuta e parë, por në fund u spostua në stol.

“Ugarte është një lojtar i rëndësishëm për ne, ai është madhështor dhe fantastik sa herë që luan, por duhet ta kuptoni se këtu jemi në Paris dhe konkurrenca është e jashtëzakonshme. Këtu askush nuk luan prej emrit, por prej formës dhe që të luash duhet të jesh i mirë çdo ditë.” – përfundoi trajneri spanjoll.

Luis Enrique u rikthye te trofeu në aspektin personal, pasi nuk fitonte prej vitit 2017 kohë kur fitonte Kupën e Mbretit me Barcelonën, teksa kjo ishte Superkupa e katërt për të, sepse në të kaluarën, 53-vjeçari e kishte fituar dy herë si lojtarë dhe një herë me katalanasit si trajner.

Top Channel

TË FUNDIT
39 minuta
Mëgimtarët e fshatit Çerkez ndihmojnë pjesëmarrjen e karateistit Besart Memeti në kampionatin botëror
6 orë
Pogba drejt rikthimit në fushë
6 orë
Asllani e Hoti të bindur në suksesin e Kosovës në të dyja ndeshjet
6 orë
Përzgjedhësi i Serbisë e lavdëron Granit Xhakën
16 orë
Shqipëria shkon në Çeki, ja 13 lojtarët nga grumbullimi aktual që dinë si realizohet me fanellën kuqezi

ME TE LEXUARA

1 ditë
Lewandowski me het-trik, Barcelona merr fitore komode ndaj Alaves
1 ditë
Pogba e Juventusi afër prishjes së kontratës
24 orë
U thirr për herë të parë në kombëtaren shqiptare, Pajaziti: Jam gati, kam besim te vetja

Ndeshja e pabesueshme e De Geas kundër AC Milan!

LEXO MË SHUMË

besart mursel

Mëgimtarët e fshatit Çerkez ndihmojnë pjesëmarrjen e karateistit Besart Memeti në kampionatin botëror

Pogba

Pogba drejt rikthimit në fushë

asllani hoti

Asllani e Hoti të bindur në suksesin e Kosovës në të dyja ndeshjet

XHAKA GRANIT

Përzgjedhësi i Serbisë e lavdëron Granit Xhakën

kombetarja tifozet kuq e zi

Shqipëria shkon në Çeki, ja 13 lojtarët nga grumbullimi aktual që dinë si realizohet me fanellën kuqezi

adrion pajaziti

U thirr për herë të parë në kombëtaren shqiptare, Pajaziti: Jam gati, kam besim te vetja

Pogba

Pogba e Juventusi afër prishjes së kontratës

Lewandovski levandovski

Lewandowski me het-trik, Barcelona merr fitore komode ndaj Alaves

liverpool

Liverpooli hap bisedimet me Konatenë

INFO

NA NDIQ