Superliga e re/ Ja si do të funksionojë aktiviteti: 64 skuadra, të ndarë në tre liga…

ina-online
ina-online

22/12/2023

Kompania A22 që promovon Superligën, propozoi këtë të enjte “një kompeticion të ri të hapur evropian”, me 64 klube të ndara në tre liga futbolli për meshkuj dhe 32 klube të ndara në dy liga për femra.

Propozimi i A22 vjen pak pasi Gjykata e Drejtësia e Bashkimit Evropian (GJED) e konsideroi vendimin e FIFA-s dhe UEFA-s për të ndaluar pjesëmarrjen e futbollistëve dhe klubeve në garat private, siç është Super Liga e propozuar më 18 prill 2021, si në kundërshtim me ligjin evropian.

Modeli që prezanton A22, i krijuar në tetor 2022 dhe pas dështimit të projektit të parë, në prill 2021, nuk thotë ende asgjë për kalendarin, apo mbështetjen nga klubet europiane, por premton transmetim falas të ndeshjeve të kompeticionit.

Modeli:
● 64 klube të shpërndara në 3 liga në konkurrencën e meshkujve dhe 32 të ndara në dy liga në konkurrencën e femrave.
● Star League dhe Gold League do të përbëhen nga 16 klube secila, Liga Blu do të ketë 32 klube si pjesëmarrës.
● Klubet do të luajnë lojëra vajtje-ardhje në grupe me 8 skuadra, me të paktën 14 takime për klub çdo vit.
● Pjesëmarrja në bazë të meritave sportive, nuk do të ketë anëtarë të përhershëm.
● Promovimet dhe zbritjet vjetore midis ligave. Aksesi në Ligën Blu do të bazohet në performancën në kampionatet përkatëse.
● Në fund të sezonit do të ketë një fazë eliminatore që do të diktojë rëniet dhe klubet kampione të çdo lige.
● Në vitin e parë të garave, klubet do të përzgjidhen në bazë të një indeksi kriteresh bazuar në performancën sportive.
● Tifozët do të mund t’i shikojnë lojërat pa pagesë në një platformë të re transmetimi dixhital.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Erjona-Jonuzi

Erjona Jonuzi dekorohet nga Komuna e Tetovës për kontributin në sport

Napoli rrahmani

VIDEO/ Napoli triumfon mes dramës, Juventus mposhtet në “Maradona”

Britain Soccer Champions League

Bajerni “hjek” dorë nga Çabi Alonso, tani preferon trajnerin holandez

Bellingam Real Barca

Sulmi “nuk ndez”, Barcelona del e “gjymtuar” nga “San Mames”

maradona

Lista me yjet e futbollit që ranë në rrjetën e dopingut, nga Maradona te Guardiola e së fundmi Pogba

manchester-city

City fiton derbin e Manchesterit

IMG_9475

Shkëndija e “shkel” Vardarin, por si kaloi Shkupi dhe Struga

shaqiri-zvicra

Xherdan Shaqiri gjen golin e parë në sezonin e ri, por Chicago Fire pëson humbje

le brons

LeBron James, i pari që arrin shifrën prej 40 mijë pikëve në NBA

INFO

NA NDIQ