Surroi: Ideja për korrigjim të kufijve vjen nga Serbia dhe Rusia (Video)

0

Veton Surroi ka thënë se Serbia gjithmonë ka dashur korrektim të kufijve.

Publicisti Veton Surroi ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të ndërtojnë marrëdhënie si Franca e Gjermania pas luftës që kanë pasur.

Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Kosova nuk ke nevojë në mënyrë të përhershme të dënohet dhe korrigjohet në mënyrë që t’i pëlqejë Serbisë.

“Kosova duhet të mendoj se si të krijojë bashkëpunim me shtetet fqinje, pasi as Shqipëria e as Serbia nuk janë fqinjë të rëndomtë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Surroi ka thënë se kushtetuta e thotë prerazi se Kosova nuk mund të bëjë ndryshime territoriale.

“Kushtetuta e Kosovës e thotë në mënyrë eksplicite se Kosova as nuk mund t’i marrë tokë dikujt e as t’i dhurojë”.