Sveçla i VV tregon se përse ishte ulur në një tavolinë me Gjuriqin

0

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla ka treguar se përse ishte ulur në tavolinë së bashku me drejtorin e së ashtuquajturës Zyra Serbë për Kosovën, Marko Gjuriq, ishte për shkak se ata ishin njëkohësisht pjesëmarrës në një konferencë për Bashkëpunim Rajonal.Sipas tij, vendet se ku janë ulur pjesëmarrësit i kanë caktuar organizatorët. Ai po ashtu u shpreh se partia e tij nuk funksionon duke braktisur tryezat, por marrin pjesë në çdo diskutim për t’i pamundësuar marrëveshjet në dëm të Kosovës. “Të dashur miq, po e shkruaj këtë sqarim jo për ju, por për ata që dëshirojnë keqkuptimin. Une sot jam pjesëmarrës në një konferencë për Bashkepunim Rajonal, organizuar nga CIG dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë. Në këtë konferencë marrin pjesë përfaqësues të shumë subjekteve politike parlamentare nga rajoni ynë. Sot ka qenë ceremonia e hapjes, dhe vendet dhe tavolinat se ku jane ulur pjesëmarrësit, i kanë caktuar organizatorët e jo pjesëmarrësit. E kuptoj se ka kundërshtarë tanë që jo vetëm se e kanë bërë por edhe e kanë shpërndarë këtë foto me qëllim të keq. Dua të sqaroj se Lëvizja Vetëvendosje nuk funksionon duke braktisur tryezat. Qëndrimi ynë është të marrim pjesë në çdo diskutim, të argumentojmë qëndrimet tona dhe të pamundësojmë marrëveshjet në dëm të Kosoves, ndryshe nga paraardhësit tanë.”, ka nënvizuar Sveçla.(INA)