Sveçla: Për më shumë se 20 vite, veriu i shtetit tonë kryesisht ka jetuar në ilegalitet

ina-online
ina-online

7 Gusht, 2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka publikuar fotografi pas bastisjes së një banese në veri të Mitrovicës, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar se “për më shumë se 20 vite, veriu i shtetit tonë kryesisht ka jetuar në ilegalitet”.

Postimi i plotë:

Luftimi i krimit të organizuar në çdo cep të vendit është prioritet i yni. Për më shumë se 20 vite, veriu i shtetit tonë kryesisht ka jetuar në ilegalitet. Grupet dhe veprimtaritë kriminale kanë lulëzuar e paradoksalisht kanë qenë normaliteti. Ky realitet i mëparshëm po zbehet ditës-ditës. Qytetarët tanë pa dallim kërkojnë rend, ligj e siguri.

Pas informacioneve të pranuara, sot në Mitrovicën e Veriut është kryer një aksion i suksesshëm nga Policia e Kosovës në një banesë në rrugën e Kolashinit, saktësisht në katin 11 tek tre rrokaqiejt.

Në banesë janë gjetur dhe konfiskuar 60 kartela grafike, makina antiminer S9, 13 ventilatorë, poça elektrikë që shfrytëzohen për rritjen e bimëve të kanabisit, llampë elektrike për laborator, municion 51 fishekë dhe 8 mjete shpërthyese të improvizuara.

Fakti i sotëm është dëshmi e trefishtë:

1. Është një dëshmi më shumë për sulmet ndaj zyrtarëve tanë policorë, pjesëtarëve të Kforit e Eulexit, gazetarëve dhe qytetarëve të zakonshëm.
2. Është dëshmi lidhur me kontigjentin e kriminelëve argatë të idesë fashiste të Vuçiçit: bota serbe. Bota serbe është gjithnjë e dizajnuar mbi krimin.
3. Eshte dëshmi e arsyes së vërtetë se përse Vuçiçi dhe argatët e tij kundërshtojnë faturimin dhe pagesën e energjisë së shpenzuar.

Ndaj ne po punojmë progresivisht që pesha e krimit mos të bjerë mbi qytetarët e ndershëm të Republikës. Aksioni është arritur falë dhe bashkëpunimit të qytetarëve të pjesës veriore, në luftën ndaj krimit të organizuar si dhe besimin e qytetarëve ndaj institucioneve të sigurisë.

Kjo është një nga shembujt që mbështet të dhënat e raportit të UNDP-së. Në këtë raport theksohet se është rritur ndjenja e besueshmërisë dhe sigurisë tek qytetarët tanë të minoritetit serb.

Për vite me radhë, në veri shteti është sfiduar nga ekstremistë e kriminelë ordinerë. Ata kanë patur dy motive: pasurimin e jashtëligjshëm dhe luftimin e shtetit të Kosovës. Adresa, shtysa dhe financimi gjithmonë mbetet në Beograd, ku Vuçiqi me bandat e kriminelët e tij ka tentuar dhe vijon të tentojë minimin dhe destabilizimin e shtetit tonë.

Veriu po ecën drejt normalitetit. Serbia nuk do ta cenojë shtetin tonë në asnjë cep të vendit.

  

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Donika Gervalla

Gërvalla pas letrës së Radoiçiqit: Konfirmon që shteti serb është i përfshirë, të sanksionhet regjmimi Vuçiqit

john kirby xhon kirbi

SHBA i kërkon Serbisë të tërheqë trupat ushtarake nga kufiri me Kosovën

Radojcic vilat pasuria

Publikohen pamje nga “kështjella” e Radojçiqit, shikoni pasurinë të Pablo Escobarit të Ballkanit! (VIDEO)

tome-gashi

Tomë Gashi zbulon se kush e bëri të famshëm Radojçiqin në Kosovë, ja kë përmend!

kurti vucic

Kurti: Vuçiq e Radojiçiq si Millosheviqi e Arkani, dëshirojnë ta kthejnë rajonin në vitet 90-ta

Canak

Çanak: Ja pse në Banjskë dështoi skenari sipas yrnekut të viteve ‘90′

Ganimete Musliu Ganja

Ganja kërkon mobilizimin e deputetëve: Mos t’i lejojmë deputetët e Listës Serbe të futen në Kuvendin e Kosovës

Shaip Kamberi

Shaip Kamberi: Lëvizja e tankeve serbe në Luginë provokuese, qytetarët në frikë

KFOR KS

NATO-ja miraton forca shtesë për shkak të tensioneve në veri të Kosovës

INFO

NA NDIQ