Sveçla për mediumin zviceran: Nuk frikësohemi nga Serbia

Picture of designer@fetishimedia.ch

02/01/2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, gjatë një interviste për mediumin zviceran 20 minuten ka folur për zhvillimet e fundit në veriun e Kosovës, ku serbët lokal për 20 ditë gjatë muajit dhjetor kishin vendosur barrikada në shenjë pakënaqësie, pasi policia e kishte arrestuar ish-policin Dejan Pantiç, i cili dyshohet për sulmin e 6 dhjetorit në zyrën e KQZ-së në Veri.

Por, Sveçla ka theksuar se përkundër situatës së tensionuar, “nuk ishte i frikësuar”, kur është pyetur se “a e prisnit që Serbia të pushtonte Kosovën?

“Ishim dhe jemi të shqetësuar, por aspak të frikësuar”, tha Sveçla.

“Analiza e situatës bazohet në fakte dhe arsye ekzistuese. Por skenarët e paarsyeshëm nuk mund të përjashtohen plotësisht”, shtoi ai.

Ai ka theksuar se “aktualisht jemi dëshmitarë të një lufte në Evropë, në të cilën një despot ka ndjekur synime të errëta për Ukrainën dhe rajonin, duke kapërcyer vijat e kuqe që deri vonë dukeshin të paimagjinueshme”.

Ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, kishte theksuar se “kot u lodhën me barrikada, tash vetë po i heqin”.

TË FUNDIT

“Ky gol me dedikim special”, Asllani: Jemi të lumtur, Interi bën gjithçka për titullin

Zgjedhjet në Shqipëri, pjesëmarrje e ulët në vend, shifër e lartë nga diaspora

Taravari paralajmëron daljen nga Qeveria: Më mirë të kthehemi te populli

VIDEO/Zbulohet misteri, ja çfarë bëri Egli në Prishtinë!

FOTO/Danja befason me paraqitjen, nuk do ta njihni

Dua Lipa konfirmon se do të performojë në Sunny Hill Festival 2025

ME TE LEXUARA

1
Çfarë deklaroi Harun Aliu në dy intervistat e fundit?!
1
“Ky gol me dedikim special”, Asllani: Jemi të lumtur, Interi bën gjithçka për titullin
1
Zgjedhjet në Shqipëri, pjesëmarrje e ulët në vend, shifër e lartë nga diaspora
1
Taravari paralajmëron daljen nga Qeveria: Më mirë të kthehemi te populli
1
VIDEO/Zbulohet misteri, ja çfarë bëri Egli në Prishtinë!

LEXO MË SHUMË