Sveçla ultimatum kriminelëve të ngujuar në manastir: Koha e fundit të dorëzoheni

INA
INA

24/09/2023

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas ngjarjeve të së dielës në Veri, ku mbeti i vrarë një polic dhe një tjetër u plagos.

Ai ka thënë se njësitet policore të Kosovës që janë në Veri, ku po përballen me grupe kriminale të armatoura, “kohë pas kohe janë duke u sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme, nga grupet e organizuara dhe të armatosura rëndë”.

“Grupet kriminale të mirë organizuara dhe të dirigjuara nga Beogradi, pas bllokimit të urës me mjete të rënda dhe pamundësimit të qasjes në fshatit Bajnskë, kanë sulmuar në pritë njësitë policore, ku për pasojë rreshteri i policisë së rendit Afrim Bunjaku është vrarë, dhe dy të tjerë janë plagosur gjendja e të cilëve është stabile.

Sulmi ka ardhur dhe po vazhdon akoma nga njësi profesionale të përgatitura dhe me një përbërje prej mbi 30 personave, të uniformuar, të maskuar dhe të pajisur ushtarakisht me mjete të blinduara dhe armë të rënda të llojeve të ndryshme.Burimi i sulmeve me armë zjarri është manastiri në Banjska të Zveçanit dhe përreth.

Njësitë tona policore janë aktivizuar në terren, të njëjtat kohë pas kohe janë duke u sulmuar me armë zjarri nga pozicione të ndryshme, nga grupet e organizuara dhe të armatosura rëndë.

Një numër i tyre janë të barrikaduar brenda manastirit në Banjska edhe sipas deklarimeve zyrtare të Dioqezës Rashkë-Prizren. Këta terroristë janë të rrethuar nga njësitë policore dhe është koha e fundit që të dorëzohen.

I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Rreshterit Afrim Bunjaku dhe të gjithë pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Në këto momente të vështira qëndrojmë bashkë dhe fuqishëm pranë tyre”, ka shkruar ministri Shfeçla. (INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

protesta cashke

Protesta në Çashkë, disa prindër kundërshtojnë paralelen në gjuhën shqipe

Kodra-e-Diellit_11_1

Më së ftohti dhe më së shumti dëborë në Kodrën e Diellit

notre dame

Helmi që përmban Notre Dame: a mund të vrasë?

lsdm

LSDM: Mitreski kryetari i Kuvendit, Zeçeviq shef i shtabi zgjedhor

dimitar kovacevski

Kovaçevski: Nëse VMRO nuk propozon ministrat e saj në qeverinë teknike, lë njollë në procesin zgjedhor

Fatmir-Bytyqi

Bytyqi: Maqedonia e Veriut kultivon shoqëri të qëndrueshme, të drejtë dhe gjithëpërfshirëse

MUHAMERI

Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut dhe Maqedonia

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Ligji për zyrën e kthimit të pronave hyn në procedurë parlamentare në RMV

ulutash

Komandanti i KFOR’it flet për situatën në Veri: E qetë, por mbetet e brishtë

INFO

NA NDIQ