Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho u shpreh pas ndeshjes me Letoninë që u mbyll në barazim 1-1 se skuadra gaboi goxha në pjesën e parë.
Edhe pse pati një përmirësim në të dytën, sipas tij, futbolli luhet për 90 minuta dhe duhet të ketë një qëndrim më ndryshe nga futbollistët.
“Futbolli nuk të fal. Në pjesën e parë kemi gabuar goxha sidomos në qarkullimin e topit. Kemi pasur disa goditje këndi.
Përmirësuam në pjesën e dytë, por që nuk mjafton në këtë rast. Duhet të futemi në fushë me një qëndrim më ndryshe sepse futbolli luhet për 90 minuta”, tha Sylvinho. /tvklan.al