Sylvinho i emocionuar pas shortit: Do shkojmë të tregojmë forcën

Picture of ina-online
ina-online

02/12/2023

Ka përfunduar, në Hamburg, të Gjermanisë shorti i fazës së grupeve të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ku për fatin tonë të keq, Kombëtarja është pozicionuar në grupin B, ku së bashku me “legjionarët” ndodhen “iberikët” e Spanjës, vendi i 3-të i Botërorit të Katarit, Kroacia, si dhe Italia, kampione e Evropës në fuqi.

Pas shortit, disa fjalë për mediat i tha edhe tekniku Sylvinho, i cili theksoi se për “kuqezinjtë” do të jetë një sfidë e bukur, ndërsa shtoi se Shqipëria do të ndeshet me kundërshtarë që janë mësuar të luajnë në këto kompeticione.

“Është shumë bukur të jem këtu për Shqipërinë, jemi shumë të lumtur.

A folët me Spalettin për shortin? “Jo gjithçka ishte shumë e shpejtë, shkëmbeva disa fjalë me të. Është grup i vështirë, nuk ka skuadra të lehta. Kam punuar në Itali. Siç kam jetuar dhe kam luajtur në Spanjë, i njoh edhe atje, mentalitetin e tyre”.

Armë plus që i njeh këto dy filozofi? “E shoh të vështirë, të gjithë njihemi. Kam pasur një rrugëtim në Itali dhe Spanjë, por të gjithë njihen. Ata janë të fortë, por janë mësuar të luajmë në këtë turne. Do të shkojmë të tregojmë forcën tonë.

Grupi është i vështirë, por të gjitha janë të vështira. Kemi Kroacinë, Spanjën dhe Italinë që janë mësuar të luajnë në këto kompeticione. Do të provojmë është një sfidë e bukur.

Mungon vetëm Brazili dhe Argjentina? Ndoshta luajmë në çerekfinale dhe gjysmëfinale”,- u shpreh tekniku Sylvinho, për shortin, jo pak të vështirë, me të cilin u përballëm pas hedhjes së goglave, në Hamburg

TË FUNDIT
57 minuta
Mbappe kërkon durim: Për disa ditë nënshkruaj me klubin e ri
1 orë
U zyrtarizua te Bayern Munich, Kompany thotë fjalët e para: Është një nder i madh të punosh për këtë klub
1 orë
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
1 orë
Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij
1 orë
Leonardo Bonucci përshëndetet nga futbolli i luajtur me një video emocionuese

ME TE LEXUARA

1 orë
Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij
1 orë
Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038
1 ditë
​Mbeti jashtë Euro 2024, Cikalleshi i jep fund karrierës me Kombëtaren e Shqipërisë
1 orë
U zyrtarizua te Bayern Munich, Kompany thotë fjalët e para: Është një nder i madh të punosh për këtë klub
1 ditë
Mbape e thotë sërish: Jam i dashuruar pas Milanit
57 minuta
Mbappe kërkon durim: Për disa ditë nënshkruaj me klubin e ri

LEXO MË SHUMË

ps mbappe

Mbappe kërkon durim: Për disa ditë nënshkruaj me klubin e ri

Vincent Kompany

U zyrtarizua te Bayern Munich, Kompany thotë fjalët e para: Është një nder i madh të punosh për këtë klub

TOPI-I-ARTE

Inteligjenca Artificiale parashikon çdo fitues të Topit të Artë deri në vitin 2038

flick

Flick i gatshëm ta shesë Pedrin madje gjen edhe zëvendësuesin e tij

bonucci

Leonardo Bonucci përshëndetet nga futbolli i luajtur me një video emocionuese

duka cana

Cana kundër, por Duka nuk heq dorë për organizimin e “Euro 2027” me Serbinë për moshat U21

Jasir Asani

“Nuk është rastësi që kemi ardhur këtu”, Asani: Kam një ndjenjë që do të bëjmë gjëra të mëdha në Europian

Liga e Evropes Europa League

Finalja e Conference League/ Olympiacos-Fiorentina “luftë” për histori në Athinë

shaqiri-zvicra

Xherdan Shaqiri lë pas dëmtimin, i gatshëm për Evropianin

INFO

NA NDIQ