Sylvinho me surpriza të mëdha në listë në prag të Çekisë e Gjeorgjisë

Picture of ina-online
ina-online

02/10/2024

Kombëtarja shqiptare luan dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve ndaj Republikës Çeke në Pragë në 11 tetor dhe tre ditë më vonë udhëton në Gjeorgji.

Tekniku Sylvinho-s ka pak dyshime lidhur me listën e lojtarëve që do të thërrasë për këto dy takime. Siç tregohet, rikthehet Ernest Muçi. Pas mungesës në dy ndeshjet e shtatorit, këtë herë braziliani ka vendosur ta thërrasë talentin 23-vjeçar. Ndonëse, ai nuk është aktivizuar rregullisht te Besiktashi, madje në shumicën e ndeshjeve ka qëndruar në stol, anësori këtë herë është thirrur në kombëtare, si një arme shtesë për dy ndeshjet e tetorit.

Përveç tij, risia do të jetë futbollisti Adrion Pajaziti. Kapiteni i shpresave që luan në Kroaci duket se ka bindur teknikun brazilian për të marrë një ftesë në kombëtaren e madhe. Ai është aktivizuar në 13 ndeshje me 21-vjeçarët dhe ka shënuar 8 gola. Mungesë edhe në këto dy ndeshje do të jetë Armando Broja që ende nuk është rikuperuar ndërsa Rei Manaj do të vlerësohet në fund të kësaj javë nga klubi i Sivassporit nëse do të jetë apo jo i gatshëm për teknikun brazilian.

Mungesë do të jetë dhe mesfushori Medon Berisha për shkak së është dëmtuar në stërvitje fundjavën e kaluar me skuadrën e Lecces.

Dy ndeshjet e muajit tetor kanë një rëndësi maksimale për kuqezinjtë që do të tentojnë vetëm për fitore. Takimi me Republikën Ceke do të luhet në 11 tetor në Pragë në orën 20:45. Aktualisht Shqipëria është në vendin e dytë me 3 pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa kreun e grupit e mban Gjeorgjia me 6 pikë të plota.

TË FUNDIT
7 orë
Mbappe dyshohet për përdhunimin e një gruaje, Real Madrid mban mbledhje urgjente
16 orë
Sindikata e lojtarëve dhe ligat më të forta europiane në ‘luftë’ me FIFA-n shkaku i Kupës së Botës për klube
16 orë
Kush e meriton “Topin e Artë”? Neymar nuk ngurron në zgjedhje: "Askush, më shumë se Vinicius. Në Brazil ai është një hero"...
16 orë
Ylber Ramadani pas fitores ndaj Gjeorgjisë: Të gjithë kemi dhënë shpirtin në fushë nga i pari deri tek i fundit
16 orë
Sonte ndeshja Kosovë-Qipro

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

mbappe

Mbappe dyshohet për përdhunimin e një gruaje, Real Madrid mban mbledhje urgjente

fifa

Sindikata e lojtarëve dhe ligat më të forta europiane në ‘luftë’ me FIFA-n shkaku i Kupës së Botës për klube

neym

Kush e meriton “Topin e Artë”? Neymar nuk ngurron në zgjedhje: “Askush, më shumë se Vinicius. Në Brazil ai është një hero”…

Ylber Ramadani

Ylber Ramadani pas fitores ndaj Gjeorgjisë: Të gjithë kemi dhënë shpirtin në fushë nga i pari deri tek i fundit

Kosova rashica

Sonte ndeshja Kosovë-Qipro

sylvinjo silvinjo

Silvinjo: Të mbetemi me këmbë në tokë, në këtë grup mund të ndodhë gjithçka

shqiperi ceki kumbulla ismajli hysaj

Ardian Ismajli: Dita më e lumtur për mua dhe familjen time

Kristijan Asllani

“Edhe 100 Leo”/ Ja se për këtë ishte mesazhi në bluzën e Asllanit pas golit ndaj Gjeorgjisë

kombetarja

Fitorja historike në Tbilisi/ Asllani më i miri në fushë, njihuni me notat e Kombëtares pas duelit me Gjeorgjinë

INFO

NA NDIQ