Sylvinho pas disfatës me Anglinë: Kur kam probleme, marr këshilla nga Arsene Wenger

Picture of Ina Online
Ina Online

22/03/2025

Kombëtarja shqiptare ka nisur me humbje kualifikueset e Botërorit 2026. Kuqezinjtë e Sylvinhos janë mposhtur nga Anglia me rezultatin 2-0 në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Wembley”.

Në konferencën për shtyp pas këtij dueli, Sylvinho ka treguar se si i ka motivuar lojtarët në pushim e ndeshjes. Ndër të tjera, braziliani nuk kursen elozhet për Armando Brojën.

“Në pushimin e ndeshjes u thashë lojtarëve që kemi mundësi të barazojmë. Provuam edhe Brojën që bëri shumë mirë në atë pjesë. Broja ka që në 4 janar që nuk luan dhe prej 10 ditësh ishte në pankinë me Evertonin.

Nuk ishte i gatshëm fizikisht për 90 minuta me ne, por ai na ndihmon qoftë 40 apo 45 minuta”, u shpreh fillimisht trajneri brazilian.

Më tej, Sylvinho u pyet nga gazetarët anglezë nëse ai komunikon me Arsen Wenger ndonjëherë, duke qenë se braziliani e ka pasur trajner në kohën kur luante për Arsenal në Premier League.

“E kam takuar gjatë Europianit dhe gjatë shortit të Botërorit. Kur kam ndonjëherë probleme, mund t’i marr ndonjë këshillë. Sigurisht që nuk flas çdo ditë, por kam mundësi të komunikoj me të”, tha Sylvinho.

TË FUNDIT

Sondazh i News24, si do të votojnë shqiptarët më 11 maj!

Gjesti bënë paraqitjen më interesante pas daljes nga shtëpia, me lule në kokë

Ja çfarë ndodhi me taksistin që u ngjit mbi veturë për ta penguar “merimangën

Trupat amerikane a po largohen nga Kosova, ja çka thotë zëvendës-shefja e NATO-s, Sheqerinska

“Jam ndjerë i ofenduar”/ G Bani: Danja, një provinciale që donte të bëhej qytetare

Ndahen Egli dhe Gjesti, e bëjnë publike?

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË