Sylvinho publikon listën e Shqipërisë për dy ndeshjet e muajit qershor

INA
INA

27/05/2023

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvio Mendes Campos Junior ka shpallur listën me emrat e 27 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e kualifikueseve të Euro 2024 ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe.

Krahasuar me ndeshjen e marsit ndaj Polonisë këtë herë tekniku kuqezi ka grumbulluar më shumë lojtarë, duke qenë se janë dy ndeshje në qershor, ndërkohë që ka edhe emrat të rinj apo rikthime të rëndësishme.

Do të jenë katër portierë të ftuar në grumbullim dhe përveç Etrit Berishës, Thomas Strakoshës e Elhan Kastratit në listë është edhe Simon Simoni, portieri i Kombëtares U-21 i cili vjen për herë të parë me ekipin në një ndeshje zyrtare.

Në mbrojtje rikthehen Berat Gjimshiti dhe Ardian Ismajli, të cilët munguan në mars ndaj Polonisë pë shkak dëmtimi, ashtu si edhe Adrian Bajrami, i cili është ftuar për këto sfida.

Emrat e tjerë që përbëjnë repartin e mbrojtjes janë Ivan Balliu, Elseid Hysaj, Federic Veseli, Enea Mihaj dhe Andi Hadroj, ndërkohë që një tjetër risi është Mario Mitaj, i cili gjithashtu vjen nga Kombëtarja U-21.

Edhe në mesfushë ka një rikthim të rëndësishëm, pasi Keidi Bare e ka lënë pas dëmtimin dhe është plotësisht i gatshëm për Kombëtaren në këto ndeshje të rëndësishme. Klaus Gjasula, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Nedim Bajrami, Keidi Bare, Qazim Laçi dhe Anis Mehmeti plotësojnë këtë repart.

Për sulmin trajneri Silvinjo ka ftuar plot 6 lojtarë, teksa edhe në këtë repart ka dy ndryshime krahasuar me grumbullimin e fundit. Do të rikthehet në skuadër Armando Sadiku, ndërkohë që trajneri ka ftuar edhe Ernest Muçin, teksa së bashku me Myrto Uzunin, Taulant Seferin, Jasir Asanin dhe Sokol Cikalleshi do të plotësojnë ofensivën kuqezi.

Trajneri Silvinjo do të dalë në një konferencë për median më datë 5 qershor për të folur në lidhje me listën dhe dy ndeshjet, ndërsa skuadra do të jetë e plotë në grumbullim duke filluar nga data 12 qershor.

Gjithsesi, lojtarët që do të përfundojnë më herët impenjimet me klubet e tyre do të paraqiten në grumbullimin që do të bëhet në Tiranë, ndërsa seancat stërvitore do të zhvillohen në Shtëpinë e Futbollit.

Shqipëria do të presë Moldavinë më datë 17 qershor në stadiumin “Air Albania”, më sfidën që nis në ora 20:45, ndërsa më datë 20 qershor Kombëtarja do të luajë në transfertë ndaj Ishujve Faroe në stadiumin “Tórsvøllur” të Torshavnit. Dy duele vendimtare për objektivat kuqezi në kualifikueset e Euro 2024. /Telegrafi/

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

IMG_1316

Albulena Haxhiu: Koalicioni VLEN e ka mbështetjen e parezervë të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes

IMG_1293

Krerët e VLEN-it në Berlin: Diaspora i thotë po ndryshimit

zgjedhjet-maqedoni

Në Dibër dhe Qendër Zhupë më shumë votues sesa banorë

Screenshot_2024-04-19-19-07-50-881_com.android.chrome-edit

Prani e madhe e njësive policore në Haraçinë të Shkupit

menduh thaci

Thaçi: Na duhet mbi 150 mijë vota për Bujarin

IMG_1265

Sondazhi i IRI: Serbia aleati më i rëndësishëm për qytetarët maqedonas, Bullgaria, Rusia dhe Kosova shihen si kërcënim

kandidatet president maqedoni zgjedhjet

Edhe 4 ditë deri në përfundim të fushatës për zgjedhjet presidenciale, ja çfarë premtojnë e për çfarë akuzojnë kandidatët

FB_IMG_1713533454518

VLEN takon mërgatën shqiptare në Berlin dhe Cyrih

IMG_1268

Anketa e CRPC: VMRO-DPMNE në avantazh para LSDM-së, VLEN para Frontit Evropian, ja si janë me deputetë?

INFO

NA NDIQ