“Syri i gjarprit” ka skaduar pas 16 vitesh gjykim, të pandehurit do të padisin shtetin dhe do të kërkojnë dëmshpërblim maksimal

ina-online
ina-online

21/10/2023

Procesi historik gjyqësor për rastin “Syri i gjarprit”, pas 16 vitesh gjyq, ka dalë jashtë përdorimit me ndryshimet e miratuara në Kodin Penal, pa një vendim përfundimtar.

Pas më shumë se një dekade e gjysmë në gjykata, 38 të pandehur kanë përfunduar më në fund procesin gjyqësor dhe njoftojnë se do të padisin shtetin dhe do të kërkojnë dëmshpërblim maksimal, përcjell INA.

Për ta ky vendim nuk është drejtësi, duke qenë se siç thonë ata e kanë kthyer jetën në gjyq.

Prokuroria sot ka tërhequr aktakuzën për këtë rast, ndërsa gjykata ka marrë vendim për parashkrimin e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës dhe kompetencave zyrtare.

Gjatë viteve, Gjykata e Apelit e ktheu çështjen në Gjykatën Penale tre herë dhe pati dënime, dënime me kusht dhe pafajësi.

Arrestimi spektakolar i këtyre personave, me forca speciale, filloi në nëntor të vitit 2007 dhe zgjati disa ditë, dhe ministrja e atëhershme e Punëve të Brendshme, Gordana Jankuloska, para opinionit theksoi se ishte kryer operacioni më i madh, më i gjatë dhe më masiv.

Personat e arrestuar akuzoheshin se kanë formuar një grup të organizuar kriminal, i cili nuk lëshonte kupona fiskale për tarifat e paguara nëpër pikat e pagesave rrugore, dhe paratë i fuste në xhepa dhe më pas i shpërndanin sërish në mënyrë të organizuar.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

ora

Doganat e Maqedonisë parandalojnë kontrabandim të 84 orëve Casio dhe 7.560 copë bizhuteri

moti

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

kercove

Digjet një shtëpi në Kërçovë, humb jetën një 79-vjeçar

shkolla-nxenes-780x439-1

Zgjidhet problemi me nxënësit shqiptarë në Çashkë të Velesit, filloristët ndjekin mësimin në shqip

stoilkovski

Stoilkovski lë në pikëpyetje pjesëmarjen e VMRO në Qeverinë teknike

Xheladin-Murati-780x470-1-696x419

Murati me kritika të ashpra për politizimin e arsimit

kkk

Spitali Klinik i Tetovës pranon donacion mbi 1 milion euro nga kompania Ecolog (VIDEO)

pazar-treg-shkup-1

Masat anti-krizë, masa populiste për vota në zgjedhje

xhelo

Murati me kritika të ashpra për politizimin e arsimit

INFO

NA NDIQ