SYRI TV publikon VIDEON e takimit të fshehtë Basha-Balla

INA
INA

11 Maj, 2023

Në “Çim Peka Live”, në Syri Tv, u publikua video ekskluzive e takimit të fshehtë mes Lulzim Bashës dhe Taulant Ballës.

Në pamje shihet momenti kur Basha dhe Balla mbërrijnë në një apartament që figuron pronë e një bashkëpunëtoreje të tij.

Është ora 18:04 minuta e pasdites së 3 dhjetorit të 2022 kur Lulzim Basha mbërrin me një automjet tip “Jeep” me targa AA 751 NO, makinë e njërës prej bashkëpunëtoreve të tij dhe jo e tij (ndoshta për të shmangur rënien në sy).

Takimi është zhvilluar në kulmin e debatit për zhvillimet në PD, për vulën e demokratëve dhe më pas u mor ai vendim që dihet tashmë.

Në orën 18:04 minuta, Lulzim Basha futet në banesën e caktuar për takimin.

Në 18:27 minuta, mbërrin edhe Taulant Balla.

Taulant Balla largohet i pari, nga banesa ku u mbajt takimi, në orën 19:26 minuta, duke marrë ashensorin.

Ndërsa në orën 19:45 minuta, është Lulzim Basha ai që largohet nga apartamenti i mikes së tij, duke zbritur shkallët në këmbë dhe me vrap.

Sakaq, mësohet se Balla dhe Basha janë takuar edhe te resorti i Gjergj Lucës, si dhe në disa ambiente të tjera në Tiranë, takime të cilat gjithnjë janë mohuar nga të dy.

 

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

pacolli pasuria

Iku me 3 marka dhe u kthye me 3 miliardë, historia e pabesueshme e Pacollit

mickovski

Mickoski ofron tri data për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme

arsim sinani

Sinani për 100 ditëshin e ASH-së në Qeveri

feta sela

Alimi: Më ofruan liri me kushtin, ta tradhëtoj Selën

ambulanca-aksident

Humb jetën në Itali kamionisti shqiptar, shpëton mrekullisht djali i tij. Plagosen 8 të tjerë

vjosa osmani

Presidentja Osmani merr një telefonatë të rëndësishme nga Amerika, zbardhen detajet nga biseda

besnik bislimi albin kurti

Zëvendësi i Kurtit publikon dokumente të Serbisë: Beogradi përgatit mënyrën për ndarje të Kosovës

fejzi hajdari

Hajdari: Çka e pret Maqedoninë e Veriut?

Albin-Kurti1

Kurti: Nëse ka pajtueshmëri, mund ta thelloj vizionin për Asociacionin

INFO

NA NDIQ