Szczesny pas El Clasicos: “Moment i mrekullueshëm. Rinovimi? Vendos gruaja!”

Picture of Ina Online
Ina Online

13/05/2025

Wojciech Szczesny nuk mundi t’i mbante lotët pas fitores në El Clasico kundër Real Madridit, një sukses që i lejon Barcelonës të fitojë La Ligën me një avantazh prej shtatë pikësh ndaj rivalëve të tyre, tre xhiro para fundit të sezonit.

“Gjithmonë përpiqem t’i kontrolloj emocionet e mia dhe të mos i shfaq ato, qofshin ato pozitive apo negative. Por pas fishkëllimës së fundit, ishte shumë e vështirë për mua. Sytë m’u mbushën me lot. Ishte një moment i mrekullueshëm”, shpjegoi portieri polak për Canal +.

“Isha në pension dhe e gjej veten në këtë situatë. Mund të duket e çuditshme sepse Interi na eliminoi, por kjo Barcelonë është skuadra më e mirë në botë për momentin. Ajo që po bëjnë këta lojtarë të rinj është mbresëlënëse dhe duhet të shpërblehen. Është për të ardhur keq që nuk mundëm të fitonim gjithçka, por iu afruam dhe ndërtuam diçka shumë të rëndësishme për të ardhmen.”

Szczesny ka rrëfyer se Barça i ka ofruar atij një rinovim kontrate, pavarësisht rikthimit në fushë të Marc Ter Stegen. “Nuk e mohoj që më është ofruar një zgjatje dyvjeçare, por duhet të vendos me familjen time se çfarë është më e mira për ne. Mendoj se ia kam borxh familjes sime, gruas sime, do t’i marrim këto vendime së bashku, kështu që ende nuk kam marrë asnjë”, tha ai.

“Shumica e vendimeve në shtëpi merren nga gruaja ime dhe nuk turpërohem aspak për këtë. Zakonisht unë marr vendimet për futbollin, por është një situatë shumë e pazakontë, duke pasur parasysh se ishim të vendosur të vinim këtu për një vit për të arritur ëndrrat tona dhe pastaj të ktheheshim të luanim golf. Do të vendos në javët e ardhshme.”

TË FUNDIT

Gold AG: Ka shqiptarë akoma që e dëgjojnë Cecën, i kam fshirë nga Facebook

Pacolli: VV-ja i ka numrat për formimin e Qeverisë, por nuk i zbulojmë emrat

Sot mot me diell dhe temperatura të larta në gjithë vendin

Mamdani drejt historisë, kryetari i parë mysliman i New Yorkut në horizont

Google lançon pamjen e re vizuale të Android

Dashuria në kohën e inteligjencës artificiale: A do të na kuptojë ndonjëherë një robot?

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË