Ta gëzojmë sundimin absolut në Shqipëri

INA
INA

15 Maj, 2023

Nga YLLI MANJANI

Trishtim i madh është ky rezultat zgjedhor, me thënë të drejtën. Një hap gjigand drejt legalizimit të shtetit partiak në vend. Këtë radhë me vendim popullor. E di që shigjetat e sulmit i drejtohen opozitës, por nuk jam më i sigurtë nëse shqiptari i sotëm po kërkon apo jo alternativë politike.

Kam patur dyshimin, të cilin e kam shprehur rregullisht, se shqiptari i sotëm nuk po kërkon alternativë politike. Rezultati i zgjedhjeve më provon bindjen. Është më i thellë problemi sesa thjesht opozita jo bindëse. Vendimi popullor tejkalon gjykimin kritik ndaj opozitës aktuale.

Po përballemi me ndjesinë popullore të rehatllëkut me një parti e një udhëheqës. Njerëzit ndihen rehat me një parti që kontrollon gjithçka. Ndihen rehat në moçalin politik, pavarësisht se njërëzit ngjajnë si ngjala që nuk duan t’u thahet këneta.

Ngjala që majmen me aq ushqim sa u hidhet dhe, që bien një nga një në grep sa herë i hahen bosit. Liritë, të drejtat, pronën e bisnesin njerëzit i kanë dorëzuar me dëshirë te partia-shtet. Me votim masiv madje. Gjykatat pas kësaj janë “legjitime” të zbatojnë porosinë e shefit, që është pronar i çdo gjëje me vendim popullor.

Na pëlqen apo jo, kështu është. Mos prisni gjëra të mira pas kësaj. Ky rezultat nuk është i mirë as për ata që kanë fituar… Askush nuk fiton kur humbet logjika demokratike. Edhe Ai që hiqet si fitimtar, ka fituar belanë. Absolutizmi është bela e madhe. Nejse, ta gëzojmë sundimin absolut mbi këtë vend! Mandati që ka marrë është i qartë. Me tallava dhe shihe sa u votua…

Natyrisht, ky arsyetim nuk mund të shmangë marrjen e përgjegjësive për katastrofën politike dhe elektorale. Pavarësisht klimës mbytëse që partia-shtet ka vendosur në vend. Rezultati katastrofik nuk mbulohet dot me parregullsitë në zgjedhje. Debati mbi këto të fundit llogjikshëm nuk ngjit.

Thelbi i çështjes është: Përse opozita ka humbur lidhjen me popullin shqiptar?! Sot është koha e burrnisë dhe e kqyrjes së problemit real në sy. Natyrisht, le të mbarojë edhe numërimi, po nuk del më dhjamë nga ky plesht. Trishtim…

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

shqiperia rama karikature

The Economist: Shqipëria nuk është më shakaja pa kripë e Ballkanit

nezir kraki

Edi Rama është një idiot, hajdut dhe despot i Shqiperisë

auto_abazoviq1598856855

Pse Dritani i solli Dritë Malit të Zi?

rron gjinovci

Propozimi i Ramës si sabotimi më i madh i Kosovës në 4 pika

sunaj-raimi

Protesta gjithëpopullore në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës

selim ibrahimi

LSDM dhe VMRO drejt një marrëveshje për zgjedhje të shpejta, BDI pa opsion, BESA dhe ‘Grupi i Zjarrit’ në pozita të forta

adnan-azizi

BDI-në do e çojnë shqiptarët në opozitë!

skender minxhozi

Diplomati i hidhur Escobar dhe “individi” Kurti

shkelzen halimi

Injorantëve u pëlqen vetja!

INFO

NA NDIQ