T’a pastrojmë terrenin nga tregtarët e rinj politik

Nga Urim SALIHU/

Ata e dijnë saktë dhe nuk shfaqen në politikë për ta sfiduar BDI-në sepse s’kanë forcë për këtë dhe e dijnë saktë.Ata shfaqen ne skenën politike për kariera personale.Propagandën e kanë të përkryer , nxisin disa njerëz të paaftë që i mbajnë rreth vetes , që mashtrohen me 1000 denarë, me një mbushje telefoni apo me mashtrime tjera perfide .Krijojnë profile fallso në rrjetet sociale për të propaganduar në mënyrën më të ulët dhe më të pistë kundër cdokujt që ka mendim ndryshe.Duke krijuar tradhëtarin te secili dhe heroin te ata që mendojnë si ata.

Në fillim mashtrojnë opinionin se luftojnë për kauza të mëdha, sapo të mbarojë procesi zgjedhorë bëhen pikë e pesë me vetë ata që mashtronin njerëzit se janë unik , se janë politika ndryshe. Më e keqja është se i flakin tej edhe mbështetësit dhe nuk japin asnjë llogari.Ka disa politikanë që fiks në momentin kur ne mendojmë se arritëm ti eliminojmë nga skena politike , ata shpërblehen me ndonjë funksion të lartë vetëm sepse i shërbyen dikujt në mënyrë të përkryer.

Pra në zgjedhjet tjera nuk është më beteja të mundet BDI me shume se të pastrohet terreni i politikës shqiptare nga këta shtegtarë që shfaqen dhe shuhen por lënë gjurmët e përcarjeve të thella.Ne duhet ti dënomë më parë këta dhe pastaj të kemi punë me BDI-në që pavarësisht shumë gabimeve të rënda që ka bërë është më e organizuar se këta tjerët që vijnë në skenën politike me sustën e dikujt tjetër që i shtyp dhe i orienton si të bëjnë politikë duke u shërbyer atyre qarqeve antishqiptare.